E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel qorton Netanjahun

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 17:00

Gjatë një bisede të tendosur telefonike, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i shprehu zhgënjimin kancelares gjermane, Angela Merkel për votën pro rezolutës arabe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai e siguroi kancelaren gjermane se së shpejti do të shpallë një plan të ri për paqe, por Merkel ia ktheu duke i thënë se nuk i besonte dhe se ishte ai që i kishte zhgënjyer ata.

Një burim gjerman theksoi se Netanyahu i telefonoi Merkelit javën e kaluar, pas vetos amerikane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe votës së Gjermanisë në favor të Palestinës, për dënimin e ndërtimeve të kolonive hebrenje në Bregun Perëndimor.

Diskutimi mes dy liderëve ishte tejet i tendosur dhe përfshiu akuza të ndërsjella e deklarata të ashpra, tha ky zyrtar për gazetën Haaretz.

Netanyahu i tha Merkelit se ishte zhgënjyer nga vota e Gjermanisë dhe refuzimit të kërkesave izraelite nga ana e tyre para votimit. Merkeli u zemërua. “Po si guxon?!”, theksoi ajo sipas zyrtarit, “je ti ai që na ke zhgënjyer ne. Ti nuk ke bërë qoftë edhe një hap në drejtim të paqes”, i është përgjigjur Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›