Ndarja e 1 266 kuotave sipas universiteteve
Më shumë kuota për Universitetin e Tiranës. Tarifa e shkollimit për çdo program të studimeve të doktoratës do të jetë 204 600, e cila paguhet me këste
Vetëm 1 266 kandidatë do të kenë mundësi që t’i vijojnë studimet e Doktoratës në universitetet publike të vendit, për vitin akademik 2010-2011. Kaq është kuota e miratuar nga qeveria për programet e studimeve të Doktoratës në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”. Sipas ndarjes së kuotave të pranimit, më shumë kuota i janë akorduar Universitetit të Tiranës, 860 pranime, jo vetëm për shkak të kërkesave të larta nga kandidatët që duan t’i vijojnë pranë tij këto studime, por edhe mbështetur në infrastrukturën akademike që ka ky institucion i arsimit të lartë. Sipas kushteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, në kuotën e çdo programi studimi të Doktoratës, 10% caktohet për kandidatët nga trojet
shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa tarifa e shkollimit, për çdo program të studimeve të Doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë civil, si dhe për doktorantët nga jashtë Forcave të Armatosura në programet e studimeve të Doktoratës në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, është 204 600 (dyqind e katër mijë e
gjashtëqind) lekë, e cila paguhet më këste, të përcaktuara nga institucioni përkatës i arsimit të lartë. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 15.12.2010 “Për miratimin e kuotës së pranimit të tarifës së shkollimit në programet e studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2010-2011”, pika 4, tarifa e shkollimit për programin e studimit të Doktoraturës në masën 204 600 lekë do të paguhet nga studentët e shkollës doktorale, për të cilët programi është 3-vjeçar, në tri këste: kësti i parë 68 200 lekë; kësti i dytë 68 200 lekë; kësti i tretë 68 200 lekë, që i korrespondon çdo viti që është kohëzgjatja e programit. Ndërsa për studentët e doktoraturës që e kanë programin 2-vjeçar, e njëjta pagesë, do të ndahet në dy këste: kësti i parë 102 300 lekë; kësti i dytë 102 300 lekë, që i korrespondon çdo viti që është kohëzgjatja e programit. Gjithashtu, janë në fuqi tarifa e aplikimit prej 3 000 lekësh për studentët aplikantë dhe tarifa e regjistrimit 5 000 lekë për studentët fitues të programit të Doktoratës.
Tashmë universitetet publike të vendit kanë nisur procedurat e aplikimit për studimet e Doktoraturës dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas rregullave të vendosura nga secili prej tyre. Por këtë vit akademik, ndryshe nga më parë, studimet e ciklit të tretë, që përfshijnë programet e studimeve të Doktoratës dhe programet e studimeve specializuese afatgjata, do të organizohen sipas Ligjit të ri të arsimit të Lartë. Sipas këtij ligji, programet e studimeve të Doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese. Ndërkaq, në studimet e Doktoratës do të pranohen kandidatë që kanë fituar diplomën universitare “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura”. Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike. Institucionet e arsimit të lartë, në bazë të rezultateve të arritura në studimet e organizuara teorike, vendosin kritere klasifikimi për kandidatët që kanë të drejtë të zhvillojnë projektin kërkimor dhe të përgatisin tezën e Doktoratës. Po ashtu, institucionet e arsimit të lartë duhet të përcaktojnë standarde e kritere kualifikuese për njohjen e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare, si dhe metoda për vlerësimin e nivelit teorik të përgjithshëm të kandidatëve. Kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e vendosura, nuk klasifikohen për të vazhduar më tej studimet e Doktoratës dhe pajisen me një dëshmi, në të cilën jepen modulet e zhvilluara së bashku me kreditet e grumbulluara dhe vlerësimin e tyre. Në përfundim të programeve të studimeve të Doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr).
Kuotat e doktoratës, 2010 - 2011
Universiteti i Tiranës 860
Biologji e Ruajtjes 15
Biologji Molekulare 10
Fizikë 10
Bioteknologji Bimore 10
Elektrokimi e Zbatimit dhe Dukuritë Sipërfaqësore 10
Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit 10
Teknologji dhe Mikrobiologji Ushqimore dhe Vlerësimi i Sigurimit 10
Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndës Para Natyrore 10
Analizë dhe Algjebër 10
Metodat Probab. Statis. e Met. e Analiz. Numerike 10
Sisteme të Avancuara të Informacionit 15
Shkenca Gjuhësore 25
Letërsi Botërore 10
Kërkime Gjuhësore 25
Studime Letrare 30
Histori 30
Gjeografi 30
Arkeologji 15
Trashëgimi Kulturore 15
Marrëdhënie Ndërkombëtare 25
Shkenca Komunikimi 10
Pedagogji 20
Psikologji 20
Filozofi 20
Punë Sociale 20
Sociologji 20
Shkencat Juridike Civile 30
Shkencat Penale 30
E Drejta Publike 30
Ekonomiks 33
Menaxhim 32
Marketing 23
Metodat Sasiore dhe të Informacionit 34
Financë 33
Kontabilitet 25
Kirurgji e Përgjithshme 6
Sëmundje e Brendshme 9
Mjeku i Familjes 3
Stomatologji 5
Anatomi Patologjike - Mjekësi Ligjore 4
Sëmundjet Infektive - Dermatologji 5
Obstetrikë-Gjinekologji 3
ORL - Okulistikë 4
Imazheri 2
Lëndët Biomjekësore-Eksperimentale 2
Kardiologji 3
Neuroshkencë 9
Farmaci 4
Morfologji Kimike 4
Laborator 5
Pediatri 5
Shëndet Publik 2
Lëndët Klinike 40
Lëndë Paraklinike 40
Universiteti Politeknik i Tiranës 96
Automatizim i Industrisë 2
Etektroteknikë 2
Elektroenergjitikë 2
Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit 8
Ndërtim 14
Arkitekturë dhe Urbanistikë 14
Gjeodezi 14
Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi 12
Inxhinieri Matematike 14
Inxhinieri Fizike 14
Universiteti Bujqësor i Tiranës 130
Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtime:
Shkencat Agronomike 14
Shkencat e Prodhimit Shtazor 8
Shkencat e Hortikulturës 8
Shkencat Mjedisore 14
Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve 6
Ekonomi dhe Agrobiznes, me drejtimet:
Drejtim Agrobiznesi 10
Ekonomi dhe Politike Agrare 10
Financë-Kontabilitet 10
Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore 5
Shkencat Pyjore, me drejtimet:
Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore 8
Teknologjia e Drurit 7
Mjekësi Veterinare 30
Qendra e Studimeve Albanologjike 70
Studimet Letrare 15
Shkencat Gjuhësore 15
Shkencat Etnologjike dhe Folklor 15
Shkencat Historike 15
Shkencat Arkeologjike 10
Universiteti i Durrësit 30
Shkencat Ekonomike 30
Universiteti i Vlorës 30
Matematikë 30
Akademia e Mbrojtjes 50
Siguria 30
Mbrojtja 20