Astrit Hafizi: “Ju tregoj kuqezinjtë e 97-ës”

Nga Gert Serani
(INTERVISTE) -Pavarësisht vitit që la një shije të hidhur për cilindo shqiptar, 1997-ta, ku futbolli ishte gjëja më e fundit që njerëzit mund të interesoheshin, për trajnerin e kombëtares shqiptare të asaj kohe, Astrit Hafizi, kjo periudhë ka qenë më e bukura e karrierës së tij si teknik. "Pavarësisht se ka patur ato probleme kombëtarja, të cilat tashmë dihen dhe janë të njohura edhe për publikun, mendoj që ka qenë një periudhë, e cila duket sikur u bë një hop cilësor në drejtim të mënyrës, mentalitetit, konceptit të lojës. Një grup lojtarësh, të cilët u afirmuan në atë periudhë apo dolën në hapat e para të karrierës së tyre, më vonë kontribuan edhe më tepër për ekipin kombëtar dhe që sot e kësaj dite ekzistojnë ndoshta disa elementë të vecantë", u shpreh Astrit Hafizi. *** Keni qenë trajneri i kombëtares shqiptare në momentet më delikate të Shqipërisë. Si i kujton ato Astrit Hafizi? Ato kohë edhe të bukura edhe me probleme. Të bukura sepse kuptohet se për kombëtaren ka qenë një gjë mjaft e mirë, një shans që unë punova në atë periudhë dhe aq më tepër me një grup lojtarësh shumë të mirë, ishte kryesorja dhe më vjen mjaft mirë që kam qenë në atë periudhë. Pavarësisht se ka patur ato probleme kombëtarja, të cilat tashmë dihen dhe janë të njohura edhe për publikun, mendoj që ka qenë një periudhë, e cila duket sikur u bë një hop cilësor në drejtim të mënyrës, mentalitetit, konceptit të lojës. Një grup lojtarësh, të cilët ndoshta u afirmuan në atë periudhë apo dolën në hapat e para të karrierës së tyre dhe më vonë kontribuan edhe më tepër për ekipin kombëtar dhe që sot e kësaj dite ekzistojnë ndoshta disa elementë të vecantë. Unë mendoj që ka qenë periudha më e bukur e karrierës sime si trajner duke patur parasysh gjithmonë që problemet që ishin brenda ndoshta nuk do t'i dëshiroja të ishin brenda asaj periudhe. Nuk do të dëshiroja të ishin përsëri sepse duhet të ishte një punë normale sic duhet të jetë puna e drejtimit të një ekipi kombëtar, brenda rregullave, brenda spektrit organizativ në të gjitha drejtimet. Në atë kohë qëlluan sepse ishin fazat e ndryshme të cilat nuk kam qejf t'i kujtoj, sepse për një trajner normalisht kërkohet vetëm puna, drejtimi i skuadrës. Pjesa tjetër nuk i intereson, por për atë periudhë ne për fatin tonë të keq u ndodhëm në disa trazira që u bënë në Shqipëri. Cili ka qenë problemi më i madh i juaji si teknik? Grumbullimi ka qenë pjesa më shqetësuese. Infrastruktura dhe grumbullimi këtu ishte i tmerrshëm. S'kishte ambjent për t'u stërvitur skuadra kombëtare. Ne detyroheshim edhe disa herë që të bënim grumbullime jashtë Shqipërisë, madje grumbullimet për herë të parë jashtë Shqipërisë në atë periudhë filluan, në Hamburg, në Gjermani falë edhe një mikut tonë apo dashamirësit tonë, Xhelil Musa që sot është edhe i Zyrës së Talenteve në Gjermani. Falë dëshirës së tij, respektit që kishte për shqiptarët, futbollin shqiptar afronte ambjente të cilat ne nuk i kishim parë. Përballjet që kishim në atë kohë ishin përballje që normalisht duhet të zhvilloheshin ashtu sic duhet në bazë të një kalendari. Përderisa nuk kishim kalendar, sepse u prish kalendari për arsye të tilla ne detyroheshim t'i zhvillonim në kushte jo normale që për mua nuk ishin shumë të mira si trajner, jo shumë komode. Atëherë ne gjithmonë ishim të justifikuar, cdo herë puna jonë ishte e justifikuar për këto probleme që mua nuk më pëlqente. Unë kisha dëshirë të ishte realiteti, ashtu sic duhej të ishte puna e një trajneri. Por nuk qëlloi momenti i tillë. Në të gjitha drejtimet apo edhe në drejtimin financiar. Ka qenë një pagesë qesharake. Ashtu ishin kohët sepse nuk ekzistonte pagesa e një trajneri kombëtar. Ishte thjesht një nënpunës. Por që më vonë në radhë të parë ishte pasioni dhe puna ime. Isha njeri që mendoja edhe për familjen time. Edhe anën teknike e kisha problem, edhe anën financiare. Si do ta karakterizoni punën e kroatit Oto Baric? Puna e një drejtuesi të ekipit kombëtar është një punë që gjithmonë duhet të ketë respekt. Gjithmonë duhet të flasë ai që e ka provuar një gjë të tillë aq më tepër unë. E respektoj punën e një trajneri. Pavarësisht se kushtet kanë ndryshuar, të cilat janë shumë ideale, shumë më të mira sec kanë qenë që do të dëshiroja t'i kisha edhe unë ato mundësi dhe kushte në të gjitha drejtimet. Mendoj se bën një punë, e cila edhe ajo ka vështirësitë e saj. Por unë sidoqoftë e respektoj dhe vlerësoj normalisht pa hyrë në detaje dhe hollësira sepse nuk marr përsipër të jem kritik i punës, aq më tepër një pune që e kam provuar edhe vetë. Në raste të tilla nga ana jonë të paktën si teknik dhe ish-drejtuesa duhet të mbështetim një trajner që punon kushdo qoftë ai. A mendoni se ai ka bërë ndryshimet e duhura nga njëra-ndeshje në tjetrën? Nuk mendoj se duhet të hyj kaq thellë në drejtime që i përkasin atij. Normalisht duke qenë prezent i skuadrës ai i njeh më mirë detajet, problemet sesa ne që jemi nga jashtë. Unë gjithmonë mendoj të bëhet dicka më e mirë se c'është bërë. Zakonisht është rritur niveli i kombëtares dhe nuk duhet të qëndrojë në ato nivele që ka qenë. Kjo është kryesorja për mua. Ky duhet të jetë dallim mes një ekipi kombëtar dhe një të para disa kohëve. Puna e tij është një punë që e njeh më mirë sepse është afër me grupin. Përse ka nevojë për më shumë kjo kombëtare? Gjithmonë kombëtarja ka nevojë për shumë gjëra aq më tepër kombëtarja jonë e një vendi që është i vogël. Për shumë gjëra ka nevojë. Nuk mendoj se kemi arritur kulmin edhe pse kanë ndryshuar kushtet. Mundësia financiare është më e fortë sec ka qenë. Kombëtarja jonë ka nevojë në të gjitha drejtimet që të mendojë gjithmonë se ku do të shkojë. Të mos mendohet për momentin por duhet një punë më afatgjatë. Sepse nuk kemi shumë mundësi, forca pasi nuk jemi një shtet i fuqishëm edhe në drejtimin e futbollit që të mendojmë sot për sot apo sot për katër vjete sic mund të mendojnë shtete të fuqishme. Ne duhet të mendojmë pak më larg duke i dhënë rëndësi moshave të reja. Sa efektiv ka qenë rinovimi i bërë nga Baric? Ai mund të ketë disa ndyshime, por varet sesi i ka bërë se ndoshta i ka bërë edhe për momentin duke mos u menduar shumë për gjatë. Ka qenë i detyruar ndoshta edhe nga disa kushte. Nëqoftëse hyn në ekipin kombëtar për të bërë disa gjëra për të ardhmen atëherë është problem tjetër. Por mendoj se nuk ka hyrë kështu. Për momentin është kërkuar rezultati dhe vetë kur vjen një trajner i ri kërkon rezultate dhe nuk kërkon të bëjë disa ndyshime për të ardhmen. Asaj le t'i përkasë një njeriu tjetër që do të vijë më vonë. Unë mendoj që gjithmonë kjo është në vartësi edhe sesa i kërkon federata dhe se cfarë objektivash ka ajo. Për momentin ai ka bërë më të mirën e mundshme. A ka lojtarë të paprekshëm? Po pse duhet të ketë? Mendoj se nuk duhet të ketë paprekshëm nëqoftëse mendohet mirë nga ana profesionale dhe aq më tepër këta lojtarë që luajnë jashtë. Ata e dinë mirë se cfarë është profesionizmi. Në radhë të parë duhet të pranohen të gjitha edhe momentet e mira dhe të këqija. Nuk më duket cudi që ndonjëherë këtu lojtar i joni shqetësohet kur nuk shkon në kombëtare. Flas këtu, ndërsa për jashtë nuk duhet të ekzistojë fare. Këto janë zgjedhjet e një trajneri që për një arsye apo tjetër bën zgjedhjet e tij në varësi të kundërshtarit, kush është kundërshtari. Por ne nganjëherë nuk i kemi shumë të qarta këto probleme. Ndoshta edhe një lojtar që luan jashtë tregohet me dy mënyrat e sjelljes së tij. Ndryshe sillet jashtë dhe ndryshe sillet kur vjen këtu tek ne. Kjo nuk duhet të ekzistoj. Një lojtar duhet të jetë njësoj, aq më tepër që sot janë hapur më shumë mundësitë për qarkullimin e tyre. E dinë se c'është rregulli, disiplina, zbatimi i urdhrave të trajnerit, në kuptimin e mirë të fjalës që mund ta fillosh lojën nga formacioni, mund të jesh në stol apo në tribunë sipër. Nëqoftëse arrijnë të kuptohen mirë këto nga lojtarët tanë, atëherë edhe ecuria e ekipit kombëtar do të jetë më e mirë. Sa më pak të kemi nga këto qejfmbetje sepse këto ekzistojnë kudo në futboll, por duke qenë niveli jonë nga njëherë duhet të gjendet edhe bashkëbisedimi trajner-lojtar. Duhet të jetë shumë efikas. Përdoret edhe në botë që janë lojtarë me stazh, lojtar me eksperincë, kapiten skuadre. Ka gjithmonë bisedime, mendime, rënie konsensusi dhe pastaj vendos trajneri. Unë do të thosha që këtij mendimi i mëshoja më tepër, i jepja më shumë rëndësi. Komunikim ka të bëjë shumë trajner-lojtar dhe anasjelltas. Kemi lënë pas dy barazime. Si vjen Shqipëria në përballjen me Luksemburgun? Mund të cilësohemi 100 përqind favorit? Jo asnjëherë në futboll nuk mund të hysh favorit sepse është i vetmi sport që bën pak ndryshime nga sportet e tjera. Nganjëherë në volejboll apo në basketboll ke mundësira për të përdorur veton. Nëqoftëse ke mundësi të kalosh një skuadër basketbolli me 20 apo 30 pikë para, ke edhe ti mundësi të kalosh me 10 pikë dhe të fitosh lojën. Apo ka marrë dy sete në volejboll dhe ti fiton tri sete. Në futboll një ekip të shënon gol që në minutën e parë dhe 89 minutat e tjera ti nuk arrin të fitosh. Ekzistojnë dhe kanë ekzistuara këto gjëra. Asnjëherë nuk mund të hyhet me përqindje të madhe që unë të dyja ndeshjet do t'i fitoj. Rëndësi ka që skuadra të përqëndrohet mirë, të vlerësoj në maksimum rëndësinë e kësaj ndeshje. Njësoj si vlerësuam Bullgarinë në Bullgari. Nëse vlerësohet edhe Luksemburgu këtu apo edhe atje ne duhet të arrijmë maksimumin. Nëqoftëse hyjmë se duhet t'i marrim këto gjashtë pikë sepse na takojnë ne dhe jemi më të mirët, gabojmë. Ndeshja luhet në "Qemal Stafa". Sa do të ndikojë tifozeria në marrjen e një trepikëshi? Luhet në një ambjent që është mësuar kombëtarja jonë të luajë. Shumë ambjent komod për të zhvilluar një ndeshje të ekipit kombëtar sepse përkrahja është e gjithanshme. Nuk kemi ardhur akoma në ato pjekuri tifozerie për të luajtur edhe në rrethe sepse gjithmonë do marrim krahun e atij vendi dhe pakënaqësia shfaqet nganjëherë. Duke qenë se luhet në Tiranë, kjo e fundit është më heterogjene dhe nuk shikohen këto veprime nga je dhe unë mendoj që është mirë për kombëtaren. Ekipi ynë kombëtar ka dhënë prova kur ka luajtur në "Qemal Stafa". Ka patur një përkrahje, ka patur një siguri. Bisedoi: Olgert Serani