E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari konfirmon zyrtarisht Superligën

ASA (Albania Sport Agency) - Katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe Flamurtari mbetet në Kategorinë Superiore.
Verdikti u dha pas fitores 2-0 me Shkumbinin që luajti për 40 minuta me dhjetë lojtarë, fitore që e shkëputi nëntë pikë skuadrën vlonjate nga Luftëtari i vendit të 11-të.
Dy skuadrat erdhën në sfidën e "Flamurtarit" në situata jo të rrezikuara, falë dhe kombinimeve të ndeshjeve që ofron kalendari i fundkampionatit, por vlonjatët e Vasil Rucit, dëshironin të arrinin në shtëpi një rezultat pozitiv, që u mungonte prej dy javësh.
Ishin vendasit ata që kërkuan golin nga minuta e parë e ndeshjes dhe, pas disa rasteve, arriën ta gjejnë golin, kur, nga një goditje e lirë, ishte Halim Bega ai që ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë në minutën e 15.
Në pjesën e dytë Shkumbini u detyrua të luante me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të Gjatës. Në fund të takimit erdhi dhe goli i dytë i shënuar nga Fjodor Xhafa ne te 89'.
Në javën e 29, Flamurtari do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa Shkumbini pret në Peqin Elbasanin.

FLAMURTARI – SHKUMBINI 2-0
Shënues: Begaj 15', Xhafa 89'
Stadiumi "Flamurtari", Vlorë
Gjyqtarë: B.Breshani, D.Koreshi, M.Dervishi
Përballjet sezonale
Faza e parë: Shkumbini-Flamurtari 2-1
Faza e dytë: Flamurtari-Shkumbini 1-1
Faza e tretë: Flamurtari-Shkumbini 2-0
Bilanci FLAMURTARI - SHKUMBINI:
25 ndeshje; 10 fitore Flamurtari, 7 barazime, 8 fitore Shkumbini. Golat: 36-30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›