Astrit Patozi - “Ja vendimi i gjykatës për kutitë”
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi publikoi dje vendimin e Kolegjit Gjyqësor të marrë në korrik të vitit të kaluar, ku ndalohet hapja e kutive të votimit. Në një prononcim për mediat ai tha se "vendimi i Gjykatës së Apelit më datë 27. 07.2009, e ndalon hapjen e kutive, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, kur gjykon padinë për vendimin e KQZ-së, i cili kishte hedhur poshtë kërkesën e dy komisionerëve socialistë për rinumërim të votave". Sipas tij kreu i PS-së, Edi Rama insistoi edhe pak muaj më parë në takimin në Presidencë me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e lejon hapjen e kutive të votimit. "Pasi kryeministri lexoi vendimin nr. 26 të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë të pranishmit, panë me habi nga zoti Rama, ndërkohë që, si një nga dëshmitarët e atij takimi, më duhet të konfirmoj se ky i fundit, as u skuq dhe as u zverdh", theksoi Rama.