E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga kati i katert, humb jeten 6-vjecari

Tirane - Nje 6-vjecar ka rene nga kati i katert i baneses se tij, ne Laprake. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 18:30 minuta te mbremjes se djeshme, kur i mituri me inicialet A. A., duke lozur ne ballkonin e shtepise se tij, ka rene duke humbur jeten me pas ne Spitalin Ushtarak. Lajmi eshte konfirmuar dhe nga burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, sipas te cilave "ka rene nga kati i 4 nje femije i mitur, duke humbur jeten". Sipas tyre, ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen e Laprakes ne Tirane, ku femija me iniciale A. A., 6 vjec, ka rene aksidentalisht nga ballkoni i shtepise se tij. Familjaret e kane cuar menjehere ne drejtim te Spitalit Ushtarak te miturin, por ai ka humbur jeten, duke mos mundur t'i mbijetoje renies. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta te policise, te cilet konfirmuan se i mituri me inicialet A. A., ka rene nga ballkoni i shtepise se tij, ne momentin qe ishte duke luajtur. Kane qene familjaret qe e kane pare dhe menjehere jane nisur drejt Spitalit Ushtarak per ta shpetuar ate. Por dhe nderhyrja e mjekeve ka qene e kote. Burime nga spitali, bene te ditur se i mituri nuk kishte mundesi shpetimi, pasi renia ka qene fatale per te. Policia ka nisur hetimet, por dhe ne deshmite e dhena nga familjaret, femija ka rene aksidentalisht.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›