E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana e pranon: Kaq fuqi ka Marseja

Olimpiku i Marsejes, pas humbjes se trete, ka zero pike dhe pak shanse qe te arrije vendin e trete ne grup. Lorik Cana kapiten i ketij ekipi pritet t'i jape lamtumiren Liges se Kampioneve bashke me Maresejen. Lorik Cana luajti 90 minuta me Olimpik Marsejen, ndaj PSV Eindhovenit, ku u mund 2-0, ne "Filips Stadion". "Ne pjesen e pare nuk pesuam gol. Pastaj nuk beme te njejten gje ne pjese te dyte. Nuk e kontrolluam topin me shume se kundershtari, por ne oponente te tjere ishim pozitive. Pas humbjes duhet te perpiqemi te arrijme maksimumin e pikeve ne ndeshjet e mbetura. Jane ende 6 pike per t'u arritur brenda ne fushen tone dhe gjashte pike ne ndeshjet jashte. Nese arrijme te marrin pike ne keto ndeshje, mund te shkojme deri diku," - shprehet Cana. " Kete humbje do ta perdorim per te ndrequr gabimet qe mos i perserisim, ne kampionat. Olimpiku i Marsejes ka shanse te ngjitet me lart," - perfundon Cana. Portieri i Anorthosis, Arjan Beqaj ka pesuar nje gol nga Adrioano ne ndeshjen me Interin dhe ekipi i tij pretendone te pakten vendin e trete ne grup.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›