Astriti në planet e Helsingborgut

Kampioni i ri i Suedisë, Helsingborg ka shprehur interesim për mesfushorin kosovar, Astrit Ajdareviç.
“E pra, çfarë mund të them. Ai është një nga lojtarët që janë në listën e Jesper Janssonit (drejtori sportive), por asgjë nuk është afër. Ne do të shohim se çfarë ndodh: ka thënë presidenti i klubit Paul Myllenberg për të përditshmen suedeze, Expressen.
Ndërsa drejtuesit e Norrkopingut, të cilët posedojnë kartonin e kosovarit, kanë thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ofertë nga Helsingborgu. Pjesë e këtyre të fundit është edhe mesfushori nga Kosova Ardian Gashi.