E Diel, 1 Nëntor 2026

Villas-Boas urdhëron futbollistët të festojnë me të

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka urdhëruar futbollistët e tij ta përfshijnë edhe atë në festimin e golave, ka konfirmuar një zëdhënës i klubit.

Lajmi paraqet një kahje të re rreth trajnerit portugez i cili në mesjavë lansoi kritika të ashpra nga medieve për atë që e përshkroi si agjendë kundër skuadrës së tij.

Villas-Boas është ballafaquar me presion të madh pas mbetjes 10 pikë prapa liderit të Premierligës Manchester City, skuadër të cilën e pret në Stamford Bridge të hënën. Dhe, tani është bërë e ditur se 34 vjeçari i ka thënë futbollistëve të tij se duhet të kenë parasysh atë dhe stafin e tij në momentet kur festojnë shënimin e golave.

Një zëdhënës i Chelseas tha për tabloidin The Sun: “Menaxheri ka kërkuar që futbollistët të shikojnë përtej te ai dhe stafi i tij në pankinë pas festimit të golave. Ai beson se festa e përbashkët do të jetë dëshmi se skuadra është e bashkuar. Këtu bëhet fjalë për futbollistët, menaxherin, rezervistët, stafin, mjekët, të gjithë që punojnë dhe festojnë bashkërisht”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›