Barcelona pas Shaqirit

Mesfushori i ri kosovar, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij për skuadrën e Baselit, tani ka rënë në sy të gjigantit katalan, kampionit aktual të Evropës dhe Spanjës, Barcelonës.
Sipas uebfaqes footylatest.com e ardhmja e Shaqirit mund të mos jetë në Angli, ku tashmë një kohë të gjatë spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme përfshirë Liverpoolin dhe Arsenalin, por në Spanjë.
Barcelona thuhet se është e gatshme që të bashkojë Shaqirin me talentët e tjerë të rinj që ka në skuadër dhe për të planifikon t’i ofrojë Baselit 10 milionë euro.
20-vjeçari ka përforcuar statusin e yllit duke qenë njëri prej futbollistëve më meritor në fitoren e Baselit ndaj Manchester Unitedit 2-1 të mërkurën në Ligën e Kampionëve duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në fazën e mëtutjeshme të garës ndërsa dërgoi në shtëpi njërin prej favoritëve kryesor për trofeun kontinental.