E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni fiton votebesimin per politikat financiare

Kryeministri i Italise Silvio Berluskoni fitoi sot nje votebesim ne parlament mbi hapat qe synojne ti japin shtytje ekonomise se vendit.

Suksesi i kryeministrit ne Dhomen e Ulet te parlamentit u arrit pasi partia e tij e koalicionit te qendres se djathte humbi ne dy zgjedhje te rendesishme lokale si dhe humbi referendume mbi energjine berthamore privatizimin e ujit dhe imunitetin ne gjyq per udheheqesit qeveritare.

Zoti Berluskoni kishte ne plan gjithashtu te mbante sonte nje fjalim mbi strategjine e qeverise se tij per pjesen e mbetur te mandatit te tij.

do plan per te ardhmen pritet te perfshije koncensione politike per partnerin e koalicionit Lidhja Veriore ndersa zoti Berluskoni pergatitet te kerkoje miratimin e masave te ashpra ekonomike qe synojne uljen e defizitit buxhetor te Italise.

Kryeministri Berluskoni eshte goditur nga nje seri skandalesh korrupsioni nje ekonomi e dobet dhe nje skandal seksual i nxitur nga akuzat se ai pagoi nje artiste te mitur per te pasur marredhenie me te.

Zoti Berluskoni u paralajmerua per rreziqet financiare nese koalicioni i tij binte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›