E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet një aeroplani rus, 44 të vdekur

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 14:30

44 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani udhëtarësh, kur ai u fut në një mjegull të dendur, në pjesën veriperëndimore të Rusisë.

Mediat e vendit raportuan se aeroplani mori flakë pasi u rrëzua në një autostradë, në afërsi të aeroportit në Petrozavodsk.

Tetë persona kanë arritur të mbijetojnë, përfshirë edhe një djalë 10 vjeçar, të cilët janë hospitalizuar në gjendje të rëndë.

Aeroplani i AirRus-it është nisur nga aeroporti i Moskës, ndërsa është rrëzuar pak para mesnatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›