E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e kryeministrit Papandreu fiton votebesimin e parlamentit grek

Kryeministri grek Xhorxh Papandreu ka fituar nje vote te rendesishme besimi ne parlamentin e vendit per qeverine e re te marten duke bere me te sigurte miratimin e reformave ekonomike te debatuara.

155 ligjvenes shprehen mbeshtetjen per qeverine e re nderkohe qe 143 votuan kunder dhe dy abstenuan. Sikurse pritej votimi ishte i kufizuar pergjate linjave partiake. Miratimi erdhi pas nje debati te ashper i cili beri qe disa pjestare te opozites te braktisnin kuvendin.

Mijera greke qe ndodheshin te grumbulluar para parlamentit reaguan me zemerim kur u shpall rezultati i votimit.  Policia perdori gaz lotsjelles per te shperndare nje grup protestuesish qe dolen nga tubimi i madh.  Zoti Papanderu po u lerkon ligjvenesve qe te miratojne paketen e tij te shkurtimit te shpenzimeve rritjen e taksave dhe shitjen e aseteve shteterore. Miratimi do te siguroje kestin prej 17 miliard dollaresh nga paketa e ndihmes prej 160 miliard dollaresh e vitit te kaluar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Ministrat e financave te eurozones kane thene se do te votojne paketen vetem nese Greqia miraton reforma te tjera ekonomike.

Zoti Papandreu paralajmeroi parlamentin se Greqia do te perballet me falimentim dhe nuk do te jete ne gjendje te paguaje borxhet muajin qe vjen nese deshton te mbeshtese reformat e tij dhe te siguroje pagesen e huave.

Opozita dhe disa pjestare te Partise Socialiste te zotit Papandreu thone se reformat nuk do te funksionojne.

Miliona greke te thjeshte kane zhvilluar protesta mbare kombetare dhe jane te zemeruar se atyre po u kerkohen sakrifica te metejshme.

Analistet e ekonomise thone se falimentimi i Greqise mund te nxise nje krize tjeter financiare globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›