E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozohet nje rezolute ne Senat qe autorizon misionin amerikan ne Libi

Nese miratohet rezoluta autorizon perdorim te kufizuar te forcave ushtarake amerikane ne Libi per nje vit. Ne te jepen detaje se ushtria amerikane do te luaje nje rol mbeshtetes ne fushaten e udhehequr nga NATO dhe se nuk do te kete dislokim te trupave tokesore amerikane ne Libi.

Kryetari i Komisionit  te Senatit per Marredheniet me Jashte John  Kerry thote se justifikimi per nderhyrje ne Libi eshte bindes dhe i qarte.

Ajo cfare po ndodh tani ne Lindjen e Mesme mund te jete ndryshimi me i rendesishem gjeo-strategjik qe nga renia e Murit te Berlinit. Premtimi qe mban levizja prodemokratike per transformimin e te gjithe botes arabe dhe e gjithe kjo mund te nenkuptoje per Shtetet e Bashkura kur kemi parasyshe shpresen per paqe mes Izraelit dhe palestinezeve shpresa per shuarjen e niveleve te ekstremizmit fetar shpresat per reduktimin e terrorizmit te gjitha keto perfshihen ne kete zgjim arab.

Senatori Kerry tha se keto shpresa do te shuhen nese kolonel Gadhafi mbijeton dhe aspiratat e popullit shtypen. Ai shtoi se te gjitha ato qe ka dashur te arrije Shtetet e Bashkuara qe nga sulmet terroriste te 2001 do te rrezikoheshin.

Senatori republikan me peshe John McCain i Arizones dha nje mbeshtetje entuziaste per vazhdimin e veprimeve ushtarake.

Keto jane faktet Gadhafi do te bjere. shte ceshtje kohe. Ndaj do te pyesja koleget e mi a eshte kjo koha qe Kongresi te vihej kunder kesaj politike A eshte kjo koha per te shpetuar renien e nje tirani kur te gjitha gjasat tregojne se ai po bie A eshte kjo koha per Kongresin qe te deklaroje para botes Gadhafit dhe bashkepunetoreve te tij te gjithe libianeve qe po sakrifikojne per te rrezuar Gadhafin nga pushteti a eshte koha per Ameriken qe tu thote te gjithe ketyre se zemra jone nuk eshte ne kete beteje. Qe ne nuk kemi as deshiren dhe as aftesite ne perfundimin e ketij misioni

Rezoluta e Senatit vjen nderkohe qe nje grup i vogel ligjvenesish  por te zeshem nga te dy partite politike perpiqet ti jape fund angazhimit ushtarak amerikan ne Libi. Ne Dhomen e Perfaqesuesve vihet re nje perpjekje per te nderprere financimin e operacioneve. Javen e kaluar 10 ligjvenes ngriten ceshtjen ne gjykaten federale duke argumentuar se misioni ishte i jashteligjshem dhe ka zgjatur pertej pragut 60 ditor pa siguruar autorizimin e Kongresit.

Administrata e presidentit Obama argumenton se nuk ka nevoje per autorizim meqenese forcat amerikane nuk kane perfshirje aktive ne luftimet ne Libi dhe asnje ushtar amerikan nuk eshte dislokuar ne token libiane.  Nderkohe qe mbronte objektivat e misionit senatori McCain nuk ishte dakord me arsyetimin e administrates dhe tha se presidenti Obama duhet te kishte kerkuar autorizimin e Kongresit qe nga fillimi.

shte e veshtire ta pranoj se forcat ushtarake amerikane qe hedhin bomba dhe vrasin personelin armik ne nje vend te huaj nuk quhet se marrin pjese ne luftime.

Por nderkohe qe drejtonte rezoluten e Senatit senatori Kerry argumentoi se logjika e administrates eshte e drejte. 

Vetem pse ndodhin luftime dhe ne po mbeshtesim njerez te perfshire ne keto luftime nuk do te thote se ne vete po i dergojme trupat ne luftime. Nuk po qellohet ndaj asnje amerikani. Asnje ushtar amerikan nuk ndodhet ne Libi apo parashikohet te dislokohet atje.

Ende nuk eshte e qarte nese apo kur Dhoma e Perfaqesuesve mund te perpiqet te ndale financimin e misionit dhe nese behet kjo Senati nuk duket se do ta beje nje gje te tille.  Senatoret Kerry dhe McCain thone se do tu pelqente te shikonin Senatin te debatonte dhe votonte rezoluten qe autorizon nderhyrjen ne Libi deri nga fundi i javes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›