E Hënë, 2 Nëntor 2026

At Fishta, marri mbështetja e shqiptarëve në forcat e veta

07/05/2005  Kur nisën në Shkodër dhe Vlorë protestat kundër politikës italiane? Pse iu kërkua demostruesve shqiptarë që të ulnin gjakrat në protestat e tyre?

Cilat ishin arsyet që diferencohej politika italiane kundrejt asaj serbe?

Cila ishte përmbajtja politike e notës së delegacionit shqiptar në Konferencën e Parisit? Cili ishte qëndrimi i delegacionit shqiptar me orientim italian mbi notën shqiptare? Cili ishte mendimi i At Gjergj Fishtës për luftën e shqiptarëve? Propozimi që në krye të shtetit shqiptar të vihej një princ italian nga Savoja. Cili ishte projekti që prezantuan në Konferencën e Parisit delegatët e Durrësit?

Pas memorandumit anglo-franko-amerikan, cila ishte nota e re e delegacionit shqiptar në lidhje me pretendimet greke në qeverisjen shqiptare? Çfarë parashikonte projekti shqiptar për shfrytëzimin e bazës detare në Vlorë nga Italia?

Sa ndikoi diaspora në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes, cilët ishin personazhet kryesore?

Ne fund te nentorit 1919, ne qytetet e Shkodres dhe Vlores kishin filluar protestat kunder politikes italiane te cilat kishin vene ne pozita te veshtira qeverine e Durresit, si ata qe ishin delegate ne Paris, ashtu edhe ata qe ndodheshin ne Shqiperi. Ata perpiqeshin t’i qetesonin organizatoret e ketyre protestave duke u bere thirrje qe te tregoheshin te matur dhe te qete ne kerkesat e tyre. Keshtu, kryetari i delegacionit qeveritar, Luigj Bumçi, u dergonte me 17 nentor 1919 perfaqesuesve te Vlores mesazhin se nuk duhet te harronin se kane prane Konferences se Paqes nje perfaqesi, e cila do te degjohej me mire atehere kur delegatet te mbeshteteshin politikisht. Ai orientonte se ky bashkim arrihet kur populli u besonte njoftimeve zyrtare nga “zyra e qeverise a delegates dhe, vec kesaj, kur aty populli nuk i ben te njohur deshirat e tij vec se me anen dhe nepermes te Qeverise a delegates“. Delegatet e qeverise se Durresit kerkonin te zbusnin sa te ishte e mundur gjendjen e acaruar qe ishte krijuar midis shqiptareve dhe politikes italiane ne Shqiperi. Ne keto kushte, ai orientonte qe te mos shikoheshin me te njejtin sy si serbet ashtu dhe Italia. ”Por qendrimi yne kunder Italise nuk duhet t’u beje te besoni se kundershtimet midis nesh dhe italianeve t’i shohim keto me syne qe shohim serbet dhe greket, te cilet na kane vrare e na kane therur pareshtur“.

Pra, duket se ka nje racionalitet ne faktin se behej diferencimi midis serbeve dhe Italise, e cila konsiderohej me e civilizuar, gje qe perbente nje mundesi me teper per te qene aleat politik i shqiptarve ne kete situate.

Ai mendonte se shqiptaret ishin te pafuqishem dhe per pasoje duhet te mbeshteteshin tek Italia. Ai nuk gjente nje force tjeter aleate per te kundershtuar intrigat e politikes greke dhe serbe “veç se te Italia, interesat e se ciles jane te pajtushme me me nje Shqiperi sa me te madhe e sa me te forte”. Delegacioni zyrtar, i cili gjendej ne Konference, vazhdonte levizjet politike per te gjetur nje mundesi kompromisi me fuqite e medha mbi bazen e idese se tyre politike: nje shtet te pavarur shqiptar nen mbrojtien e ndonjeres prej fuqive, duke ruajtur te pakten kufijte politike te vitit 1913. Kjo perfaqesi zyrtare nuk la jashte vemendjes as levizjet politike te ndermarra gjate muajve gusht e shtator 1919 ne trajten e kompromiseve ne dem te trojeve shqiptare. Idete e Titonit ne 27 shtator sherbyen si nxitje per te perpunuar nje note te re qe ju dergua Konferences se Paqes nga delegatet me 9 tetor. Nota shprehte vendosmerine e shqiptarëve per te mos pranuar asnje cungim te shtetit shqiptar ne perfitim te kujtdo fqinji “dhe shqiptaret nuk do te pranojne asnje mandat qe te shkelte sovranitetin dhe pavaresine e njohur nga Konferenca e Ambasadoreve ne 1913“. Por delegacioni me orientim italian nuk deshironte qe nota te kufizohej vetem ne nje proteste te thjeshte, por te tregohej interesimi i tyre per te pranuar “asistencen”e Italise ne vend te mandatit pasi, sipas tyre, ishte e pamundur qe shqiptaret te mbeshteteshin tek vetja e tyre per formimin e nje shteti. Ndersa, per At Fishten do te ishte marri qe shqiptaret te mbeshteteshin ne forcat e tyre. Kjo duhet pare ne logjiken e nje sere faktoreve qe e çonin ate ne nje perfundim te tille. Keshtu, ne note nuk lihej pa u theksuar ideja se, ne qoftese Konferenca kishte ndermend t’i jepte Shqiperise nje “asistence dashamirese e te perkohshme“, atehere kjo gje mund te arrihej, jo me ane te nje mandati, por “nepermjet nje modifikimi te arsyeshem e ne pajtim me shpirtin e kohes e nevojave te vendit, te dipozitave te Konferences se Londres 1913 mbi ngritjen e nje shteti shqiptar“. Delegacioni zyrtar arriti qe me 25 shtator te formonte nje projekt te rishikimit qe perbente nje plotesim te projekteve te paraqitura me pare. Ky projekt u perpilua nga Luigj Bumci, Mitat Frasheri e Lef Nosi dhe perbehej nga dy ide kryesore qe lidheshin me ndryshimet ne statusit juridik te 29 korrik 1913. Sipas tyre, ne krye te shtetit shqiptar duhej te ishte nje princ i huaj, por kete radhe duhej te ishte Italian nga mbreteria e Savojes. Ky ndryshim kerkohej nga ata, jo thjesht per faktin se Vidi ishte nga nje fuqi e cila kishte humbur luften, por edhe se prapa princit te ri ishte synimi per nje force te huaj te armatosur qe duhej ta shoqeronte ate. “Kjo force konsiderohej e domosdoshme per shtetin shqiptar per mbajtjen e qetesise se brendshme si dhe per organizimin e xhandarmerise dhe milicise shqiptare. Kjo fuqi ushtarake do te konsiderohej si fuqia percjellese e princit dhe jo pushtuese e vendit“.

Ata mendonin se garancia kolektive e Shqiperise, e asnjanesise se saj nga fuqite, siç ishte parashikuar ne korrik 1913 nuk ishte e plote. Prandaj, ne vendimin qe moren per kete çeshtje thuhej se “asnjanesia dhe neutraliteti i Shqiperise do te jete prape i garantuar prej fuqive te medha, te cilat do te garantojne qeverine italiane per zbatimin e kushteve te garancise, kur te jete nevoja“. Kurse, ne diten e 9 dhjetorit 1919, delegatet e qeverise se Durresit vendosen t’i paraqesnin perseri perfaqesuesve te Konferences projektin e vet. Ky projekt, qe e kishin prezantuar per here te pare ne fund te muajit maj, parashikonte taktiken qe do te ndiqej ne se Konferenca e Paqes se Parisit do te merrte per diskutim “projektin shqiptar te kompromisit “, “ideja qendrore e te cilit ishte çeshtja e princit“, por, nese sigurohej paraprakisht mbeshtetja e italianeve. Kjo situate beri te mundur qe Luigj Bumci, ne 15 dhjetor, te bente nje levizje te re politike. Ai u takua me ministrin e puneve te jashtme te Italise, Vitorio Shalone dhe i propozoi atij vendosjen e nje princi italian ne krye te shtetit shqiptar duke ju lutur qe, “jo vetem t’ia paraqiste qeverise se Romes propozimin e tij, por edhe ta mbeshteste ate fuqimisht”. Sipas botimeve te “Hyllit te Drites”, delegacioni i qeverise se Durresit me 15 dhjetor kishte perfunduar nje projekt memorandum, permbajtja e se cilit kishte te bente me propozimet qe do ti paraqiteshin Konferences se Paqes. Keto propozime ishin zgjerim i metejshem i vendimeve qe ishin marre ne maj dhe shtator 1919 per ndryshimin e statusit juridik te shtetit shqiptar te vitit 1913. Ideuesit e ketij projekt memorandumi ishin Luigj Bumci, Mihal Turtulli, Mehmet Konica, Mehdi Frasheri, Luigj Gurakuqi, te cilet ishin te bindur se “Shqiperia nuk mund te organizohet pa nje force te rendesishme te armatosur, duke marre parasysh se Amerika refuzoi te na jap nje ndihme (asistence) çfardo lloji dhe se te gjithe aleatet e tjere refuzojne te na ndihmojne ushtarakisht ose tjetersoj. Nga ana tjeter duke u shtyre nga vendimi i marre nga fuqite aleate e shoqe per ti dhene Italise nje mandat mbi Shqiperine dhe t’i njohin asaj te drejta zoterimi mbi Vloren, vendim qe na duket pothuajse perfundimtar, besojme se me masat e mesiperme mund te sigurojme me mire pavarsine dhe sovranitetin tone dhe si dhe interesat e tjera efektive te vendit tone. Ne kete besim ne kemi pranuar programin e formuluar ne projektin e mesiperm dhe e pranojme“. Delegacioni zyrtar, i nxitur ndofta nga memorandumi anglo-franko-amerikan i 9 dhjetorit 1919, i paraqiti Konferences se Paqes ne 26 dhjetor nje note te re.

Pretendimet greke nota i permblidhte ne nje “çeshtje ortodokse “.

Qeverisja do te behej nepermjet nje autonomie komunale dhe, kete gje, ideatoret mendonin ta zgjidhnin nepermjet nje plebishiti ne te mire te shqiptareve. Zyrtaret qe do te kishte komuna dhe anetaret e keshillit komunal do te ishin te krishtere. Vetem ne keshillat e krahines dhe vendet e tjera te administrates krahinore pjesmarrja e te krishtereve dhe e myslymaneve do te ishte e barabarte. Kurse, ne krye te çdo gjykate te klasit te pare dhe ne ato te apelit, ne te dy krahinat do te vendoseshin persona te huaj qe do te thirreshin nga jashte.” Ne projekt mendohej te realizohej edhe nje reforme agrare mbi baza fetare dhe lokale ne ato zona ku mplikseshin kontraditat sociale me ato fetare dhe nacionale, “si ne zonat e Vurgut dhe Delvines.“ Persa i perket Jugosllavise, delegacioni plotesonte premtimin dhene Konferences nepermjet notes se 8 nentorit 1919, ku i lejonte nje dalje ekonomike ne teritorin shqiptar, nepermjet portit te Shengjinit dhe hekurudhes qe do te dilte atje. Nota pronocohej edhe per pranimin e nje kontrolli nderkombetar te perkohshem, qe do te ishte prezent ne shfrytezimin e vijes se percaktuar dhe portin e Shengjinit. Lidhur me sigurimin e Italise ne Adriatik, delegacioni pranonte t’i prezantonte Konferences me shkrim ose me goje “nje forme godie“. Megjithse i jepte garancine Italise nga pikpamja ushtarake, aty kerkohej serish te ruheshin te drejtat sovrane te Shqiperise “mbi qytetin e Vlores e mbi gjithe hiterlandin e saj.” Kjo gje konsideronte ndertimin e nje baze detare ne gjirin e pashalimanit ne nje toke qe do te jepej me qira dhe pushtimin konvencional te pikave strategjke te kesaj krahine. Projekti i paraqitur nga Luigj Bumci kryeministrit italian ne fillim te janarit, nuk gjeti miratimin e politikes se Italise. Ne keto kushte, delegacioni, duke qene edhe nen presionin e perfaqesuesve te diaspores, doli me propozimin qe shteti shqiptar te ishte i pavarur dhe i pacenuar nga pikpamja e teresise tokesore por, t’i jepej mundesia qe te ishte “nen hijen” e Lidhjes se Kombeve, ku perfshiheshin dhe shtetet fqinje dhe, nepermjet saj, do te mund mbronin interesat e pretenduara ne Shqiperi.

Duke pare ne teresi paraqitjen e delegateve shqiptare, duket nje tablo e re e gjendjes ne kundershtim me tezat e politikes greke. Ishte me vlera fakti qe perfaqësuesit e fuqive te Medha degjuan edhe zerin e shqiptarve te shprehur ne menyre zyrtare. Ky duhet konsideruar si nje nga hapat e pare ne angazhimin e shqiptarve per rimekembjen e shtetit shqiptar pas luftes se pare. Kjo ishte nje lufte politike per shpetimin e Shqiperise nga coptimi. Ketu duhet evidencuar fakti se fjalen e prezantimit e ka bere Turhan Pasha, ndersa argumentimin e problemeve te shtruara ju la ta benin Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica, te cilet duhet thene se e kryen denjesisht. Por, nuk mund gjithashtu te mos permendet dhe kontributi i Mihal Turtullit. Kjo theksohet sepse, kur “gjithe arsyetimi i kerkesave greke bazohej ne kriteret fetare“, dalja e tij perpara Konferences beri nje efekt te veçante. Ai deklaroi se “dihet boterisht se ne trevat qe greket quajne Epiri i Veriut, kurse ne e quajme Shqiperia e Jugut, nuk ka asnje grek. Une jam prej Korce. Kam punuar si mjek ne kete qytet . Une them se nuk ka asnje grek, as ne Korce dhe as ne rrethin e Korçes. Greqia i ngaterron gjerat. Ajo mendon se te krishteret, siç jam dhe une, jane greke“. Nje kundershtim edhe me te forte ai i bente pikpamjes sipas se ciles trevat e jugut te Shqiperise kishin arsim grek. “Une,- deklaroi Turtulli,- kam perfituar nga ky arsim, por kjo nuk do te thoshte se shumica jane grek. Shumica nuk eshte grek , ajo eshte shqiptare “ .

Qëndrimi i diasporës

Ne Paris, krahas delegacionit qeveritar, shkuan edhe delegacione te tjera me perfaqësues te shqiptareve te diaspores, si nga Turqia, Rumania dhe SHBA.

Perfaqesuesit e kolonise shqiptare te Turqise ishin te paret nga perfaqësite e diaspores qe kishin shkuar ne Konferencen e Paqes qe ne fund te shkurtit 1919 dhe ishin gjithashtu te paret qe protestuan atje kunder Traktatit te Fshehte te Londres nepermjet memorandumit te 7 marsit, drejtuar delegacionit amerikan qe ishte i lire nga detyrimet ndaj ketij traktati .

Aty u kerkohej perfaqesuesve te SHBA te mos mbeshtetnin ato pika te traktatit qe kishin te benin me shkeljen e teresise teritoriale dhe pavaresise se shtetit shqiptar, si dhe “te mbronin Shqiperine nga dhunimet e te gjithe fqinjeve, si te monarkive ballkanike, ashtu edhe te Italise“. Por, zhvillimi i ngjarjeve tregonte se perfaqesuesit e tjere shqiptar qe kishin kundershtuar mandatorine italiane duke i kundervene mandatin e SHBA ose ndonje fuqie tjeter te painteresuar politikisht, nuk kishin gjetur perkrahje . Situata e re kishte shtruar nevojen e zgjedhjes se mjeteve te tjera per te kundershtuar mandatin e Italise. Kjo coi ne diferencimin e delegateve te diaspores. Disa nga perfaquesit e diaspores anuan hapur nga qendrimi i delegacionit te qeverise se Durresit. Midis tyre u dallua Mihal Shahin Tepelena , i cili kishte qene edhe me perpara ne Paris me delegacionin e kolonise shqiptare te Turqise, si dhe Dhimiter Berati, “qe kish ardhur para pak kohe nga Bukureshti ne perfaqsine e kolonise shqiptare te Rumanise . Megjithate, pjesa me madhe e perfaqesuesve te kolonive vazhdoi te mbetej ne pozita antiitaliane dhe kerkoi qe ne noten e 9 tetorit te mos permendej ceshtja e asistences. Kjo ide perputhet plotesisht me kerkesat e notes, ku “deklarohej se populli shqiptar nuk do ti nenshtrohej asnje cungimi te teresise tokesore te shtetit shqiptar ne dobi te cilitdo prej fqinjeve te tij dhe se ai nuk do te pranonte asnje manda, qe te shkelte sovranitetitin dhe pavaresine e njohur nga Konferenca e ambasadoreve me 1913”. Keta perfaqesues dolen me propozimin per t’i kerkuar Konference se Paqes pavarsine e plote te vendit. Ata mendonin se ky ishte mjeti diplomatik me i pershtatshem qe kishte mbetur per te luftuar mandatin e Italise. Midis tyre u dallua Nikolla Ivanaj, i cili kishte shkuar ne muajin gusht nga Shqiperia ne Paris si perfaqesues i “Partise Politike” te SHBA. Perfaqesues tjeter i kesaj organizate vazhdonte te ishte ne Paris, Parashqevi Qiriazi. Keta ishin shprehes te atyre forcave te cilat ndihmen ose mbrojtjen e nje fuqie te huaj e shikonin si nje rrezik per pavaresine politike dhe ekonomike te vendit. Ivanaj, ne 30 shtator te 1919, pohonte ate qe kishte sqaruar ne gazeten e vete “Koha e Re“ qysh nga janari 1919 , se ”shqiptaret e duan dhe e kerkojne Shqiperine vetqeverimtare, sovrane e kombetare te bashkueme pa kurrfare mandati a mbrojtje”.

Ndersa, po t’i jepej mandati ose asistenca njeres ose e tjetres fuqi te madhe, kjo do te “provonte dobesine e shqiptareve dhe jepte nje arme ne dore te armiqve tane kunder nesh.”, pohonte Pandeli Evangjeli, i cili ishte midis atyre qe mendonin se kishte ardhur koha qe shqiptaret duhej te dilnin para Konferences me kerkesen e pavaresise se plote te vendit .

Nje kontribut te veçante per çeshtjen shqiptare kane luajtur edhe shqiptaret e Rumanise, duke ju kundervene propogandes greke. Ata kane qene nga me aktivet ne mbrojtjen e statusit te popullsise se Shqiperise se jugut. Ne peticionin qe ata i deguan Konferences se Paqes dhe qe ishte nenshkruar nga 885 veta, shprehnin kundershtimin dhe friken ndaj mjeteve qe po perdorte propoganda greke.

Ato hodhen poshte tezen qe popullsia e Shqiperise se jugut ishte kunder pavaresise se Shqiperise dhe se deshironte te bashkohej me Greqine. “Ne i deklarojme si te paverteta dhe te pavlefshme te gjitha çfare jane bere kunder shtetit tone ne emrin tone dhe ne emrin e vellezerve tane, te cilet vazhdojne te jetojne ne atdhe dhe ndjenjat e te cileve nuk ndryshojne aspak nga tonat”. Kete çeshtje e ka trajtuar me kujdes dhe me pergjegjesi Kostandin Çekrezi, anetar aktiv i federates Pan-shqiptare “Vatra” dhe anetar i kolegjumit te Universitetit Kolombia ne Nju Jork. Ai, pas nje permbledhje te shkurter te Historise se Shqiperise, e drejtoi vemendjen e komitetit politik amerikan ne çeshtjet e Shqiperise se Jugut. Duke qene nje nga organizatoret e fushates se propogandes kunder politikes greke, ai ishte ne gjendje ta paraqiste ne menyre te detajuar thelbin e problemit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›