E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mashtrimi, 62 mijë lekë, dy leje qarkullimi

07/05/2005  Vitktimave ju ngelen me “mandatet” në dorë

Durrës - Pasi u ka premtuar dy shtetasve se do t’i pajiste me leje qarkullimi dhe targa, shtetasi Mendu Koçi ka përfituar 62 mijë lekë, ndërkohë që mashtrimi i bërë prej tij ka pasuar me denoncimin në organet e policisë.

Policia e Durrësit pohon se ndaj Koçit ka nisur procedimi penal,

pasi ka mashtruar dy shtetas, duke u marrë secilit nga 31 mijë lekë. Sipas policisë, 40-vjeçari, nga Shijaku, u ka garantuar viktimave të tij se do t’u sigurojë leje qarkullimi dhe targa në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës. Për të “bindur” shtetasit që kanë paguar paradhënie paratë, Koçi u ka lënë në dorë nga një mandat fals, që së fundi ka përfunduar në duart e policisë dhe është depozituar në dosjen kundër tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›