E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpallet në kërkim për 48 gram canabis

07/05/2005  Prokuroria hap procedim penal

DURRËS - Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin

nga Fushë-Kruja, Genci Loci. Kanë qenë informacionet e grumbulluara rreth Locit për aktivitet të jashtëligjshëm, ajo që ka shtyrë policinë të ushtrojë kontroll në banesën e tij. Ndërsa Loci nuk ka qenë në shtëpi në momentin që agjentët e sektorit të antikrimit kanë ushtruar kontroll, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 48 gr kanabis sativa e paketuar në pesë qese.

Kjo i ka mjaftuar policisë ta shpallë atë në kërkim, ndërkohë që prokuroria ka hapur ndaj tij procedimin penal për prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›