E Hënë, 2 Nëntor 2026

Austriakët, inetres për energjinë e turizmin

07/05/2005  Bashkia e Sarandës binjakëzohet me atë të Vaicit

SARANDË – Përfaqësues të biznesit, nga bashkia e Vaicit në Austri kanë shprehur interes për investime në fushën e energjëtikës në Sarandë, por edhe për turizmin, mjedisin, arsimin e kulturën.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që përfqësues të kësaj bashkie e të biznesit të këtij qyteti, zhvilluan dje me titullarë të bashkisë së Sarandës.

Delegacioni austriak kryesohej nga deputeti i parlamentit austriak Cristian Faul.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm për Ekonominë, Franz Kern, përfaqësuesi i këshillit bashkiak për ekonominë, Michael Schickofer, si dhe specialistë nga fushat e kulturës dhe sportit.

Në takimin e zhvilluar në bashkinë e Sarandës u bisedua për shtimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke rritur kontaktet midis dy administratave.

Pala austriake shprehu gatishmërinë për investime në sistemin e furnizimit me energji elektrike, turizmin etj.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, tha se “jemi të gatshëm të nisim bashkëpunimin dypalësh dhe premtoi në nisjen e procedurave për disa investime, të cilat do të jenë të ndjeshme në jetën e komunitetit të Sarandës”.

Nga ana e tij deputeti i parlamentit austriak njëkohësisht dhe kryetari i delegacionit, Cristian Faul, tha se drejtimet tona kryesore të forta janë energjia, pastërtia dhe energjia diellore, turizmi, arsimimi dhe kultura.

Në përfundim të takimit, delegacioni austriak ka dorëzuar disa dhurata për bashkinë e Sarandës si simbol i binjakëzimit midis dy institucioneve.

Austriakët, energji diellore për Sarandën

Bashkia e Vaicit në Austri premtojnë energji diellore në Sarandë.

Përfaqësuesit e delegacionit nga bashkia e Vaicit në Austri gjatë vizitës së tyre në Sarandë kanë deklaruar se janë të gatshëm të mundësojnë nisjen e investimeve në fushen e prodhimit të energjisë diellore.

Sipas përfaqsuesit të këshillit bashkiak për ekonominë të kësaj bashkie, George Kahler, është momenti që të nis bashkëpunimi midis të dy bashkive për këtë bashkëpunim.

Ai vuri në dukje se Saranda është e favorizuar për prodhimin e kësaj energjie pasi ne e njohim si qytet me 300 ditë diell në vit

Qyteti i Vaicit renditet i dyti në nivel ndërkombëtar për prodhimin e energjisë diellore pas Izraelit, në bazë të numrit të popullsisë.

Ndërkohë që ka një nivel të lartë të prodhimit të energjisë nëntokësorëe nëpërmjët kolektorëve të nëndheshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›