Universiteti i Elbasanit, më i korruptuari

07/05/2005 Sondazhi për transparencën në Arsimin e Lartë
ELBASAN – Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, është më i korruptuari. Ka qenë Fondacioni Soros, i cili ka arritur në këtë përfundim, ndërsa ka publikuar sondazhin për transparencën në Arsimin e Lartë, sondazh i bërë në 7 universitetet e vendit në kuadër të projektit të hartuar nga ky fondacion, i cili është bazuar në përgjigjet e 100 studentëve nga degë të ndryshme të një universiteti.
Njohja e nivelit të korrupsionit dhe i nivelit të zbatimit të rregullave, që sigurojnë mbarëvajtjen e punës në universitet kanë nxituar hartuesit të kryejnë anketimin, i cili ka sjellë edhe renditjen në vendin e parë të Univerisitetit “Aleksandër Xhuvani” si më i korruptuari.
Pranimi i studentëve, procedurat e provimeve, mënyrat korruptive të pedagogëve të drejtpërdrejta ose jo dhe ngacmimet seksuale pedagog-studente, kanë qenë pikat e sondazhit të zhvilluar kohët e fundit.
Elbasani, në bazë të rënditjes së 7 Universiteteve, llogaritet me nivelin më të lartë të korrupsionit, me nivelin më të ulët të transparencës dhe gjithashtu me nivelin më të lartë të abuzimit të pedagogëve mbi studentët.
Të 100 të anketuarit në këtë sondazh, të realizuar nga Soros, kanë sjellë edhe përfundimin e arritur në krahasim me 6 institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend, ku është zhvilluar i njëjti sondazh.
Ndërsa Elbasani renditet në nivelin më të lartë të korrupsionit, Shkodra mban vendin e fundit në listë.
Nga të anketuarit në Elbasan, 70 studentë, e kanë quajtur Universitetin mjaft të korruptuar, 20 të korruptuar dhe pjesa tjetër kanë evituar përgjigjen.
Rektori i “Aleksandër Xhuvanit”
Jani Dode: Të anketuarit nuk mund të përfaqësojnë 8 mijë studentë
Sipas Jani Dode, rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shifrat nuk janë reale, sepse të anketuarit nuk mund të përfaqësojnë gjithë masën e studentëve. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, duke mos e mohuar ekzistencën e korrupsionit, rektori kërkon ndihmën e studentëve në denoncimin e rasteve abuzive, me qëllimin e mirë, prerjen e rrugës këtij fenomeni.
Si i gjykoni përfundimet e sondazhit të Fonadacionit Soros?
Kam rezerva për këto shifra, sepse 100 studentë të anketuar nuk mund të përfaqësojnë 8 mijë frekuentues të të gjitha sistemeve në universitetin tonë.
Sipas jush, nuk ekziston korrupsioni në Universitetin që drejtoni?
Fenomene të tilla jo se nuk ekzistojnë, por nuk janë në këto përmasa siç deklarohet në raport.
Për deri sa pranoi që ekziston korrupsioni, sipas jush, si mund të luftohet ai?
Studentët duhet të kenë kurajon të denoncojnë raste të korruptimit, apo të abuzimit të pedagogëve, pasi në të kundërt nuk kemi fakte për të vërtetuar akuzat që shndërrohen vetëm në biseda apo thashetheme. Denoncimi është mënyra më e mirë për të larguar këto fenomene. Rastet që kanë përfunduar në gjykatë kanë qenë të pakta, aq sa edhe i vetmi rast që kemi konstatuar një vit më parë, kur një student ka denoncuar pedagogun është mbyllur shumë shpejt, pasi vetë studenti ka tërhequr denoncimin. Kemi patur edhe raste kur prindërit e studentëve kanë rënë pre e sekserëve, duke humbur shuma të mëdha parash për provimet e pranimit, por ky nuk është faji i pedagogëve, por i vetë qytetërëve, të cilët kërkojnë forma të tilla korruptive.
Për sa i përket mungesës së transparencës, cili është gjykimi juaj?
Ne mund të themi me siguri se rregullat për pranimin e studentëve dhe çdo rregullore tjetër i kemi shpallur me anë të njoftimeve të ndryshme dhe çdo student ka të drejtën për t’u njohur me to ka përfunduar rektori, duke reaguar jo me besueshmëri ndaj këtij anketimi.
Renditja e Universiteteve sipas shkallës
zbritëse të nivelit të korrupsionit
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Universitetit i Tiranës
Universiteti Bujqësor, Kamëz Tiranë
Akademia e Arteve dhe Instituti Fiskulturës
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Universiteti Politeknik, Tiranë
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Të dhëna
1027 studentë në gjithë vendin
u pyetën për sondazhin
13–19 për qind e studentëve
paguajnë ose ndërmjetësojnë për marrjen e provimeve
100 mijë – 300 mijë lekë
shuma e paguar për një provim nga studentët
Universiteti i Shkodrës
“Luigj Gurakuqi”, nivelin më të ulët të korrupsionit
SHKODER - Universiteti “Luigj Gurakuqi“ i Shkodrës është cilësuar më i miri ndër të gjthë universitetet e Shqipërisë, për sa i përket nivelit të ulët të korrupsionit. Ky ka qenë përfundimi i një seminari lidhur me transparencën në arsimin e lartë. Seminari është zhvilluar dje në ambientet e këtij Universaiteti nga Qendra për Kërkim Dhe Zhvillim me mbështetjen e Fondacionit Soros. Përfundimi ishte arritur nga një anketim në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe të Vlores, me 1027 studentë të këtyre universiteteve. Anketimi i organizuar, kishte fokusuar pyetjet në disa drejtime kryesore, që ishin të lidhura ngushtë me
transparencën e Universiteteve, zbatimin e procedurave të provimeve të pranimit në fakultete, vlerësimin e provimeve të pranimit, apo edhe me pranimet që bëhen jashtë listës së fituesve të shpallur në përfundim të provimeve të pranimit.