“Vulat e cilësisë”, garanci për konsumatorin e biznesin
07/05/2005 Dita e sigurisë ushqimore
SHKODËR - Agjencia gjermane për bashkëpunim dhe mbështetje teknike, GTZ, në bashkëpunim me shoqatën shqiptare të qumështit dhe mishit “ADAMA”, në kuadër të ditës së sigurisë ushqimore, kanë mbledhur dje në qytetin e Shkodrës, aktorët kryesorë të sigurisë ushqimore si përfaqësues të pushtetit lokal, ekspertë të kësaj fushe, kompani, konsumatorë dhe shoqata që veprojnë në fushën e bujqësisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe debatimi rreth arritjeve dhe problemeve kryesore si dhe sfidat, me të cilat ballafaqohen.
Përfaqësuesja e GTZ në Shkodër, Edlira Kruja, theksoi se “agjencia gjermane e kishte organizuar këtë takim, në kuadër të projekteve të saja për veriun e Shqipërisë, ku përveç atyre të fushës së biznesit, turizmit, sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, trajnimit profesional, po mbështet edhe këtë iniciativë të rëndësishme në drejtim të sigurisë dhe çertifikimit të produkteve ushqimore shqiptare”.
Më hollësisht në lidhje me qëllimin e këtij takimi, ka sqaruar për gazetën “Metropol”, Merita Janushi, drejtoresha ekzekutive e shoqatës ADAMA, shoqatës shqiptare qumësht–mish, që ka 2 vjet që zhvillon një program në lidhje me cilësinë e ushqimit.
Janushi shprehet se “sensibilizimi i konsumatorit, është i domosdoshëm, pasi në tregun vendas vihet re një mungesë e theksuar e kontrollit të cilësisë së produkteve ushqimore, gjë e cila ka shkaktuar në disa raste edhe helmime, sidomos te konsumatori me moshë të vogël.
Qëllimi i ADAMA-s është i përqëndruar në tri pika kryesore si ndërgjegjësimin e konsumatorit për përdorimin e produkteve jo vetëm cilësore, por edhe të sigurta, qëllimi i dytë është afrimi me standardet e Komunitetit Evropian, me synim eksportin e produkteve shqiptare, pasi kur flasim për standarde evropiane, ka saktësuar dje Janushi, në të bëjnë pjesë edhe produktet ushqimore.
Synimi i tretë i kësaj shoqate është dhe rritja e konkurrencës mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja.
Ndërsa në lidhje me bashkëpunimin ADAMA–GTZ, Janushi shprehet se me anë të këtij takimi të përbashkët synohet negociimi me strukturat qeveritare rreth sigurisë ushqimore, të rritet shkallën e njohjes dhe bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë si dhe të informohet publiku rreth programit të “Vulës së Cilësisë”, në mënyrë që të rritet konsumi i prudukteve cilësore e të sigurta të vendit.
“Ne u fokusuam në qytetin e Shkodrës, ka vazhduar më tej Merita Janushi, sepse janë pikërisht në këtë qytet dy firma të produkteve të mish–qumështit, dhe përkatësisht, ”Meet Master” dhe “Klegen”, që në sajë të produkteve të tyre cilësore, arritën që të vlerësohen dhe të fitojnë të drejtën e vendosjes së shenjës dalluese “ADAMA”, që jo vetëm do të shërbejë si tregues i cilësisë së lartë, pasi standardet e vendosura prej specialistëve tanë janë më të larta se të shtetit dhe do t’i ndihmojë ata në konkurrencën në treg”.