E Diel, 1 Nëntor 2026

At Nikolla Marku: Kërkojmë ndryshimin e Kushtetutës dhe bojkotimin e Janullatosit

nikollaNë një deklaratë për mediat, At Nikolla Marku kërkon ndryshimin e Kushtetutës shqiptare në kapitullin ku sanksionohet besimi fetar.

Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare kërkon ndryshimin e Kushtetutës në kapitullin ku sanksionohen besimi fetar dhe të drejtat e ushtrimit të tij në Shqipëri. Komunitetet fetare nuk mund të bëjnë marrëveshje me qeverinë, kur në krye të komuniteteve mund të jenë partnerë të huaj apo subjekte jashtë kombit shqiptar, deklaron ai.

At Nikolla Marku bën thirrje që besimtarët të bojkotojnë çdo ceremoni fetare apo meshë ku flitet greqisht, ndërsa politikanët ta bojkotojnë Janullatosin më meshën për pashkët ortodokse.

Besimtaret ortodoksë shqiptarë të bojkotojnë çdo ceremoni fetare apo meshë ku flitet në greqisht, përjashtuar fshatrat me popullsi minoritare greke jo autoktone. Drejtues të shtetit, si dhe deputetë e drejtues partish, ta bojkotojnë Anastas Janullatosin në kremtimin e pashkëve ortodokse më 5 maj 2013. Anastas Janullatos është shovinist grek, në shërbim të antishqiptarëve në të kaluarën si Sebastionos, Napolon Zerva dhe tani Agimit të Zi grek. Duhet ta dinë të gjithë këta përfaqësues të popullit, në nivele të ndryshe se Anastasi përdor në dëm të kombit shqiptar fenë, ekonominë dhe politikën, pavarësisht se Janullatos është në grahmën e tij të fundit ku perendia i ka caktuar edhe vendin e prehjes në Greqi.

Madje ai propozon që Janullatos t’i hiqen gjithë nderimet e bëra nga krerët shqiptarë.

Anastas Janullatosit t’i hiqen titujt që i ka dhënë zoti Topi, president, dhe Edi Rama, ish- kryetar bashkie. Këto tituj u takojnë shqiptarëve dhe jo grekëve antishqiptarë.

Kisha serbe të ndalë thirrjet e saj drejtuar shtetit serb më datë 6 prill 2013 për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Veprimet e kishës serbe janë veprime luftënxitëse në Ballkan dhe sidomos ndaj kombit shqiptar.

At Nikolla Marku nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe rezolutën çame.

Veprimi i deputetit Dule në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ku shqyrtohej rezoluta për shqiptarët e Çamërisë ishte i qartë në favor të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Bijtë dhe bijat e kombit shqiptar nuk janë rrugaçë. Rrugaç dhe i shitur tek armiqtë e kombit shqiptar është vete Dulja me papune e tij, Janullatos, dhe dallkaukun Vasil Bollano. Për veprimin e fundit të Dules dhe disa antishqiptare në të kaluarën, Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare e çkishëron, deri në reformimin e shpirtit të tij në dobi të shtetit ku jeton, shkruhet në deklaratë./A.XH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›