E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Mediu: Pronarët po grabiten nga legalizimet e paligjshme, duhet të zgjidhet çështja e pronave (VIDEO)

atmirKreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkon zgjidhjen e çështjes së pronave. Gjatë një takimi me shoqatat e ish-pronarëve, Mediu tha se PR e konsideron grabitje të madhe që po u bëhet pronarëve legalizimin e ndërtimeve të paligjshme.

Ne republikanet e kemi pasur pjesë të pandashme të qëndrimit tonë çështjen e pronës private si një e drejtë legjitime, por edhe si një bazë nga duhet të fillojë zhvillimi ekonomik dhe identiteti kombëtar, është shprehur Mediu.

Sipas tij: Në një shoqëri demokratike, prona private dhe liria janë të pandashme. Heqja e të drejtës legjitime të pronësisë e bën pronarin skllav dhe i cenon atij një nga liritë themelore. Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE dhe sot ka si kusht përpara detyrimin e vendosur nga BE, zgjidhjen e çështjes së pronës private.

Legalizimet e ndërtimeve të bëra pas vitit 2006 ai ka konsideruar si  një tjetër grabitje të madhe që po u bëhet pronarëve, teksa ka shtuar se miratimi nga qeveria i çmimit të tokës është kthyer në anomali./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›