Një i dytë në krimin ndaj Bekimit
Një tjetër bashkëpunëtor në krimin ndaj 10-vjeçarit, Bekim Çenga, në Peshkopi.
DIBER/ ENVER DOÇI
Ky është dyshimi, që ka marrë përsipër të zbardhë deri në fund Prokuroria e qytetit lindor, për masakrën ndaj të miturit 9 muaj më parë.
Ndërsa gjyqi në ngarkim të akuzuarit Shpëtim Ziza ka dështuar dy herët e para, të tjera prova pritet të plotësohen që gjykata të pranojë dosjen. Organi i akuzës ka paraqitur para Gjykatës së Faktit në Dibër provat e siguruara, por kryesuesi i kësaj çështje, Halil Vani nuk i ka konsideruar të mjaftueshme. Ai dhe kolegët e tij kanë këmbëngulur se duheshin të tjera prova për të faktuar se Shpëtim Ziza kishte bashkëpunëtorë në krim. Por tashmë, atë që nuk e ka bërë Prokuroria e Rrethit dhe policia lokale me sa duket, kanë vendosur ta thonë dëshmitarët e thirrur të ngjarjes kriminale. Burime të rezervuara pranë Gjykatës së Peshkopisë pohojnë se dje, në një seancë gjyqësore janë thirrur dëshmitarë, mes të cilëve edhe nëna e 10-vjeçarit të masakruar, Bekim Çenga. Sipas të dhënave, mësohet se një prej dëshmitarëve ka përmendur një person tjetër të implikuar në këtë ngjarje. Një banor i qytetit të Peshkopisë, me inicialet I.SH., është akuzuar si person i implikuar në vrasjen e djalit të familjes Çenga. Etleva, nëna e djalit që u gjet i masakruar në një tunel, në periferi të qytetit, nën masa sigurie është shoqëruar nga uniformat blu nga shtëpia e saj në lagjen “Kamen” deri në sallën e gjyqit. As gjyqtarët dhe as prokurorët e çështjes, nuk pranojnë të japin të dhëna rreth pohimeve të nënës së Bekimit dhe as dëshmitarëve të tjerë. Pra, nuk dihet me saktësi nëse emrin e personit I.SH., e ka publikuar para trupit gjykues nëna e Bekim Çengës apo dëshmitarë të tjerë. Pritet që ndaj tij të kryhen hetime të tjera, për të vërtetuar implikimin në vrasje. Në seancën e djeshme ka munguar avokati i të akuzuarit Ziza si dhe vetë 19-vjeçari i akuzuar për krimin. Vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë prindërit e djalit të masakruar dhe ata të Shpëtim Zizës kanë deklaruar publikisht se, në këtë ngjarje janë përfshirë edhe persona të tjerë, mirëpo emra konkretë nuk kanë përmendur. Fëmijët që u ndanë të fundit me Bekim Çengën thanë ditën e rrëmbimit të tij se kishin parë një makinë dhe dy persona që e kishin joshur atë dhe marrë me vete. Ndërkohë, i akuzuari Ziza deklaroi se e kishte pranuar autorësinë e krimit pas dhunës së ushtruar mbi të nga policia lokale. “Unë nuk e kam vrarë Bekimin”, i tha ai nënës së tij vetëm një javë pas izolimit në Burgun e Burrelit. “Më rrahën keq policët dhe për të shpëtuar nga vdekja pranova ta kem mbytur unë Bekimin”.
Seanca enigmë për Zizën
Pas publikimit të një personi të dytë si i implikuar në vrasjen se Bekim Çengës hetimet dhe gjykimi i çështjes pritet të marrin kahe tjetër. Ndërkohë, policisë gjyqësore e organit të akuzës do t’u duhet të zbardhin plotësisht ngjarjen kriminale. Ndërkohë, gjyqi ndaj Shpëtim Zizës nuk dihet se kur do të vazhdojë, pasi seanca e radhës nuk është përcaktuar zyrtarisht.