E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet fitorja e Tadiç,tani problem krijimi i qeverisë

Eshtë zyrtariuar dje fitorja e proevropianëve në Serbi. Shumica e vendeve evropiane kanë nxituar të urojnë presidentin Tadic, për fitoren e tij.

Duket se serbët në fund kanë zgjedhur perëndimin. Por orët që vijnë nuk do të jenë të lehta për proevropianët. Analiza e rezultatit e bën shumë të vështirë krijimin e një qeverie, pa praninë e konservatorëve, qofshin këta të lëkundur. Sipas politikanëve, ndoshta do të duhen muaj për krijimin e qeverisë së re, ku mund të përfshihen edhe socialistët. Nga ana e tij, kryeministri Vojisllav Koshtunica, i cili ishte në krye të bllokut nacionalist në këto zgjedhje tha se, shpresonte të ishte një lojtar kyç në formimin e qeverisë së re në Beograd. Në reagimin e parë ndërkombëtar pas shpalljes së rezultatit paraprak të zgjedhjeve, Bashkimi Evropian e ka përshëndetur atë që ai e quajti fitore të pastër të forcave proevropiane në Serbi. “Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit vendi ndodhet në pozitë të mirë për të avancuar me shpejtësi”, tha Solana. Me numërimin e 98 për qind të votave, koalicioni i Tadiç duket se ka fituar 38 % të votave dhe do të sigurojë 102 nga 250 vendet në Parlament. Pas tij vjen Partia Radikale, një forcë ultranacionaliste, me tetë për qind më pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›