Falsifikuan dokumentet e tenderit sekuestro në zyrat e biznesmenëve
TIRANE- Një ditë pas arrestimit të dy biznesmenëve të ndërtimit, të akuzuar për falsifikim të dokumenteve në një tender të Ministrinë e Bujqësisë, policia ka bllokuar dokumentet në zyrat e tyre të biznesit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët pohojnë se disa dosje dhe fashikuj me dokumente që janë gjetur në zyrat e dy subjekteve të Ardi Arkaxhiut dhe Ismail Stafës, janë bllokuar në cilësinë e provave materiale. Dokumentet, sipas burimeve hetimore, janë marrë nga hetuesit në cilësinë e provave shkresore për të zbardhur abuzimet e mundshme të subjekteve të biznesit “NDERPRE” dhe “MA CO”, si dhe administratorëve të tyre. Burimet e policisë pohuan se në listën e dokumenteve të bllokuara ndodhen fatura dhe dokumente të ndryshme tatimore, bilance të të ardhurave, bordero të ndryshme si dhe dokumente të tjera që lidhen me aktivitetin e dy subjekteve të dyshuara. Sipas burimeve të policisë, në dokumentet e bllokuara tregohen shifrat e tërë aktivitetit financiar të të dy subjekteve. Të gjithë dokumentet janë administruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe më pas janë referuar në prokurorinë e rrethit. Ardi Arkaxhiu dhe Ismail Stafa, biznesmenë nga Tirana dhe nga Kavaja, u arrestuan të dielën, pasi dokumentet e tyre në një tender të Ministrisë së Bujqësisë rezultuan të falsifikuara. d.b