Maqedoni, atentat ndaj Ali Ahmetit
Eshtë tensionuar deri në plumba fushata zgjedhore në Maqedoni.
Shënjestër e atentatit të djeshëm në Rakovec, fshat pranë Tetovës, ka qenë kreu i BDI, Ali Ahmeti. Plumbat nuk kanë arritur të shënjestrojnë kreun e BDI, por kanë plagosur një fëmijë, që po lëvizte aty pranë. Por akoma më e nxehtë bëhet fushata mes shqiptarëve, pas deklaratave të Ahmetit. Sipas tij, atentatorët tashmë dihen dhe njihen nga të gjithë në Maqedoni. “Më qëlluan njerëz të afërt të Partisë Demokratike shqiptare”. Bëhet fjalë për partinë e dytë shqiptare në Maqedoni, të kryesuar nga Menduh Thaçi. Gjatë një konference në Reçicë të Vogës, ai tha se, ka shpëtuar për shkak të automjetit të blinduar që udhëtonte. “Në fillim janë dëgjuar të shtëna armësh automatike dhe më pas me sugjerimin e truprojave jam larguar nga vendngjarja”, tha Ahmeti. Ai ka shtuar se, të shtënat kanë vazhduar nga ana e pasme edhe pasi ai ka hipur në makinë. Ahmeti vijoi se, ka shpëtuar falë Zotit dhe faktit se makina e tij ishte e blinduar. Në fund Ahmeti ka thënë se, është në dijeni të plotë se kush janë atentatorët, sikundër që këtë, sipas tij, e dinë edhe shteti maqedonas dhe përfaqësitë diplomatike në Shkup. Duke komentuar marrëdhëniet mes dy partive në Maqedoni, Ahmeti shtoi se, “nga unë s’ka plumba për shqiptarë.”
Por ky nuk ishte incidenti i vetëm në Maqedoni. Dje në rajonin e Tetovës janë sulmuar me granata disa shtabe zgjedhore të BDI-së. Kjo e fundit ka akuzuar strukturat e PDSH-së për sulmet, çfarë nuk është pranuar nga partia e Menduh Thaçit. Incidente parazgjedhore janë regjistruar edhe në Kondovë, Likovë, Saraj dhe në disa komuna të tjera, ndërkohë që deri më tani të plagosur janë regjistruar në Kondovë, kur persona ende të paidentifikuar rrahën Hisni Jakupin, kryetarin e degës së BDI-së në Saraj, Afrim Huseinin, Afrim Idrizin si edhe dy persona të tjerë. Një të plagosur ka pasur edhe në komunën e Sarajit, në fshatin Shishovë, kur persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri një veturë të tipit BMW dhe një motoçikletë duke plagosur një person. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, deklaroi se dikasteri që drejton ajo ka ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorëve të incidenteve, që sipas partive politike, bëhet fjalë për motive politike. Incidentet janë dënuar nga ambasada e SHBA-ve dhe ajo e BE-së në Shkup. Në një reagim të ambasadës amerikane thuhet se, “dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në procesin demokratik”.