E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata dy djem nuk duhen lënë vetëm

Prefekti i Gjirokastrës, z. Spiro Ksera, më 19 maj të këtij viti, në një tubim në Konicë, në të cilin festohej përvjetori i Traktatit të Korfuzit, deklaroi se ndihej "Prefekt i Vorio-Epirit.

Kryebashkiaku i Himarës, z.Vasil Bollano, gjatë këtij viti ka ndërmarrë disa nisma ultranacionaliste në shërbim të propagandimit të "Megalidesë", si Memorandumi dërguar qeverisë greke, me kërkesën e tij "personale", ku kërkohet që shteti grek të vendosë veton në Këshillin e Evropës, për mosfutjen e Shqipërisë në procesin e MSA-së, heqjen e tabelave në gjuhën shqipe dhe zëvendësimi i tyre me ato të gjuhës greke, deklarata të shumta antishqiptare, të cilat cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe shkelin hapur Kushtetutën e një shteti sovran.

Për shkaqet e mësipërme, të sensibilizuar me të drejtë, dy djem nga fshati Toç i Tepelenës, zhvilluan një demonstrim (të veshur me flamuj) pro vlerave kombëtare dhe kundër shfaqjeve ultranacionaliste Ksera-Bollano.

Por, këta djem janë duke u gjykuar nga organet e "Drejtësisë" në Tepelenë, për kinse “tubim të paligjashëm” (!). Janë zhvilluar 4 seanca deri më tani, e më 14/janar/2009, në Tepelenë, zhvillohet seanca e radhës...

Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që ndihen të tillë, të marrin pjesë në këtë seancë, jo për arsye të tjera, sesa për t’u treguar bollano-kserave se kombi ynë është gjallë, ata djem nuk janë vetëm... Ju presim më 14/ janar /2009, ora 10.00, në Gjykatën e Tepelenës, të protestojmë paqësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›