E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika si tipar dhe sfida jonë kombëtare, që lidhet me lirinë

Në blogun e “Shekulli”-t ka një diskutim interesant për tiparin kryesor të shqiptarëve si komb. Dikush aty thotë që tipari ynë është frika. Frika është një emocion i lindur te njeriu dhe ajo nuk i hiqet atij asnjëherë. Pra, ajo është atribut human, njerëzor, jo thjesht i shqiptarëve. Çështja është si të menaxhohet frika.

Historia e kombit shqiptar është, e thënë shkurt, një histori e një lufte për mbijetesë. Shqiptarët u janë përgjigjur me kurajë dhe vitalitet rrebesheve për mohim ekzistence. Kemi pasur mënyrat tona, sigurisht, por ja ku jemi edhe sot.

Nëse shqiptarëve do të përpiqeshim t’u atribonim një tipar gjithëpërfshirës, realisht ajo do të qe: dëshira e pashuar për liri. Edhe etja jonë për pasurim lidhet me këtë. E ndjejmë që pasuria na jep lirinë. Por, njëkohësisht do të thosha se normimi dhe sanksionimi i lirisë, ka qene dhe mbetet paralelisht sfida jonë kombëtare. Gëzuar Krishtlindjet!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›