Pse i quajnë refugjatë shqiptarët që kthehen për festa?
A i keni pare kronikat e ditëve të fundit në televizione? Thonë: Në pikën kufitare të Kakavijës, ka një dyndje të madhe refugjatësh, që vijnë për festat (!). Fare mirë mund të thuhej: (ka një dyndje të madhe shtetasish shqiptarë emigrantë).
Që këtu fillon përçmimi i këtyre shtetasve, që janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë për familjet e tyre. Po ju them me bindje të plotë që, pa ndihmën e këtyre heronjve, vendi ynë do të ishte në kaos të plotë ekonomik dhe, si pasojë, dhe politik, social, etj.
Vetëm të dini se si këta njerëz janë larguar nga vendi, të bën të ndihesh krenar për ta. Çdo njeri ka një histori të tijën të vuajtjeve dhe disa me fund tragjik. Nuk dëshiroj që sot të përshkruaj historinë time, pasi duhet një roman i tërë. Duhet thënë se nuk ka gjë më të keqe se të ndihesh i huaj atje ku shkon dhe sërish i huaj në vendin tënd.
Dikush nga shteti e ka për detyrë të gjejë mënyrën të na thotë: “Si jeni?” dhe “Faleminderit”