E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata janë aty vetëm për të bërë para dhe asgjë tjetër

Ku ka besim me politikanët tanë? Këta i vrasin shqiptarët në mes të ditës e nuk u hyn gjemb në këmbë,jo më ta kenë problem t’i japin Greqisë tokë për varreza. Kujt, pikërisht, nga politikanët tanë i plas shumë menderja për këtë gjë?

A nuk janë pikërisht këta që i janë futur me zell shkatërrimit të Shqipërisë? A nuk janë pikërisht këta që kanë bërë të mundur vdekjen masive të shqiptarëve, nga dita në ditë, vetëm për mungesë elementare të shtetit? A nuk janë pikërisht këta shkaktarët e sëmundjeve masive që do të kapin Shqipërinë mbas 10-15 vitesh, si pasojë e ndotjes së ambientit, duhanit, të prodhuar posaçërisht për konsumator shqiptar, produktet eksperimentale ushqimore në tregun shqiptar, barnat e dorës së fundit, në mos të skaduara?

A nuk kanë këto, dhe shume të tjera, vetëm synimin që të ndalohet në të ardhmen rritja demografike e shqiptarëve dhe si rrjedhojë të ndalohet faktori shqiptar të ketë rol më të madh në rajon? Kush është shkaktar për shkatërrimin e pyjeve dhe betonimin e qytetit historik të Durrësit, gjithashtu një nga qytetet kryesore të Adriatikut?

Dhe ju flisni sikur u plasi këtyre mediokërve, këtyre maskarenjve për Shqipërinë dhe ndjenjat e shqiptarëve të thjeshtë. E vetmja pengesë e Greqisë, apo kujtdo tjetër për të marrë çfarë të dojë nga Shqipëria, është gjoba që i vënë politikanët tanë, asgjë më tepër. Harrojeni që mund të jenë gjërat më të komplikuara se aq. Ata janë aty vetëm për të bërë para dhe asgjë tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›