Kujdes: të mos krijojmë në publik iluzione të rreme
Lexova në një forum on-line, që gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, kanë shkuar në disa hotele të Tiranës, në barin e tyre për të pirë kafe dhe nuk janë lejuar. Unë di që romët, evgjitët, etj., dallohen nga të tjerët nga ngjyra e lekurës dhe jo nga mënyra sesi vishen. Po ashtu di edhe që shumë shqiptarë që nuk e mbajnë veten për romë apo që nuk janë të tillë, janë me të njëjtën ngjyrë lëkure si romët.
Prandaj, po shkove i veshur keq dhe i palarë në një hotel, sidomos hotel luksoz në qendër, do të kërkojnë llogari dhe do të refuzojnë të të japin një dhome, ta pret mendja. Edhe një “i bardhë” me zhele të shkonte, do ta nxirrnin jashtë. Çfarë ka këtu për racizëm?
Mund të jesh i bardhë, i zi, rom apo jorom dhe po t’u varën qurrat, e njëjta gjë do të ndodhë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, qoftë në Zimbabve.