E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju gënjeni, furnizimi me energji elektrike është shumë normal

Lexova dje në “Shekulli On-line”, që kanë nisur kufizimet e energjisë në të gjitha rrethet e vendit. Pse gënjeni? Nuk ka kufizime të energjisë elektrike, por ndërprerje për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti me reshje dhe remonte në fshatra apo zona të caktuara, dhe nuk ka asnjë skemë kufizimi për të kursyer energjinë. Kështu njoftojnë drejtuesit e OSSH-së.

Ju, mediat e Edi Ramës, do ta nxini sa më shumë lajmin që jepni, bile edhe luteni që Shqipëria të mos ketë drita. Por drita ka. Shqipëria po jeton një nga periudhat e saj, jo vetëm më të ndriçuara, por edhe më të begata. Shikojini shifrat e tatimeve, dëgjojeni kryeministrin. Pse nuk shkruani për hyrjen në NATO?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›