E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradoksi i krizës: Të përfitosh nga dështimi yt ekonomik

Nga Baltiku në Turqi, rritet frika për efektin domino të shteteve në vështirësi nga kriza globale financiare. Spektri i kaskadës së ekonomive në dështim në krahun lindor e jugor të Evropës, u ngrit, ndërsa FMN-ja ka aprovuar një plan shpëtimi prej 16,5 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Hungaria ka kërkuar rreth 10 miliardë dollarë për të dalë nga vështirësitë e shkaktuara nga kriza financiare.

Mediat në BE kanë bërë një klasifikim të disa vendeve evropiane të këtij rajoni në lidhje me rrezikun, në të cilin ndodhen ekonomitë e tyre. Në zonën e kuqe, përveç Ukrainës dhe Hungarisë janë edhe Bjellorusia, Turqia, e Kazakistani. Pranë tyre, në zonën e verdhë të rrezikut janë ekonomitë e Rusisë, Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë e Serbisë.

Shqipëria dhe Kosova, për fat të mirë “përfitojnë” nga mossuksesi i tyre ekonomik gjatë këtyre viteve. Dallgët e krizës tek ne, shpresohet të jenë më të vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›