Ata që mbetën jashtë, sërish bashkëpunëtorë
25/05/2009 Berisha prezanton 140 kandidatët për deputetë
Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të forcës politike që drejton të cilët nuk u bënë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Në prezantimin e 140 kandidatëve me të cilët PD-ja do të prezantohet në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Berisha u premtoi atyre bashkëpunim gjatë qeverisjes së vendit në katër vjetët e ardhshëm. “Ata duhet ta dinë mirë se një nga bindjet e mia është se jashtë teorisë së gabimit askush nuk del. Kështu që, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre, u garantoj se vlerësoj ambiciet, përkushtimin dhe kontributin e tyre. Llogaris të vazhdoj me ta bashkëpunimin e frytshëm”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha. Berisha theksoi se gjatë përpilimit të listës së 140 kandidatëve për deputetë ka pasur së paku rreth 1400 pretendentë dhe është bërë përpjekje që të jetë lista më përfaqësuese. Ai nënvizoi se lista e deputetëve është produkt i një veprimtarie shumë të gjerë, i kontributeve thelbësore individuale dhe në ekip, në qendër dhe në rrethe, i anëtarëve të partisë. Berisha ka nënvizuar se lista me të cilët prezantohet PD-ja në zgjedhjet e 28 qershorit është më përfaqësuese e vendit, e cila mbart në tërësinë e saj vlerat më të shquara morale dhe njerëzore, mbart vlerat më elitare dhe prurjet më të larmishme se çdo listë e paraqitur në 18 vjetët e fundit të pluralizmit në Shqipëri. Kreu i PD-së ka theksuar se gërshetimi i politikanëve të shquar me integritet, i akademikëve të njohur dhe me kontribute të mëdha, i personaliteteve të shquara nga të gjitha fushat, do t’i japë parlamentit të ardhshëm një nivel të ri.
Gjatë prezantimit Kryeministri Berisha u ka kërkuar 140 kandidatëve që të punojnë dhe komunikojnë shumë me njerëzit e thjeshtë, të rrinë me ta dhe të njihem me hallet e tyre. Ai theksoi se qeveria dhe parlamenti i ardhshëm duhet të punojnë me ambicie për të krijuar standarde të reja për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Berisha u ka kërkuar kandidatëve për deputetë që të dorëzojnë të gjitha privilegjet që sipas tij nuk u takojnë nga të qenit deputet. Ai kujtoi se në vitin 2005 premtoi një qeveri të vogël. Ai tha se tani duhet të zvogëlohen sa më shumë përfitimet e përfaqësuesve të popullit në Parlament. Berisha tha se duhet t’i jepet fund shfrytëzimit të automjeteve nga Parlamenti. “Nuk kemi pse të kemi privilegje më shumë se një deputet austriak”, - deklaroi kreu i qeverisë dhe drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së. Megjithatë, ai premtoi se deputetët do të kenë lehtësira udhëtimi. Gjatë prezantimit Berisha ka bërë një biografi të shkurt të eksperiencës politike dhe profesionale të secilit kandidat. Madje, ai nuk ka ngurruar të lëshojë edhe batuta ndaj ndonjërit prej kandidatëve. Kështu ndodhi me ish-futbollistin e ekipit të Tiranës Indrit Fortuzi, të cilit i kujtoi ndeshjen e dy ditëve më parë mes ekipit kryeqytetas dhe “Vllaznisë”. Sipas Berishës, në atë takim u ndeshën dy ekipe demokratësh.