E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjetërsia e shërbimit, pavarësisht asaj para përndjekjes së ushtarakut

25/05/2009  Ribotohet i plotë ligji për pensionet suplementare të ish ushtarakëve

Ligji për pensionet e ushtarakëve në detyrë apo në rezervë tashmë është në fazën e fundit të diskutimit. Ndërkohë nisur nga interesimi i përfituesve ribotojmë të plotë ligjin i cili është në zyrën e ekspertëve të presidentit. Ai parashikon se të gjithë personat që janë në karrierë do të paguajnë kontribute shtesë, mbi ato të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, gërshetuar me pagesën e kontributeve, përfitimet që parashikohen të jepen nga ky ligj janë të diferencuara, duke favorizuar personat që kanë paguar apo vazhdojnë të paguajnë kontribute shtesë sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligji. Për efekt të periudhës së shërbimit në strukturat përkatëse dhe për efekt të moshës për të përfituar pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi projektligji përcakton të plotësojë vjetërsinë në shërbimin 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt, si dhe të kenë mbushur moshën 42 vjeç për femrat dhe 47 vjeç për meshkujt. Si vjetërsi shërbimi me këtë ligj do të njihet e gjithë periudha e përndjekjes së ushtarakut e njohur si pafajësi, pavarësisht nga vjetërsia e shërbimit para përndjekjes. Gjithashtu për pension të parakohshëm parashikohet të njihet si periudhë sigurimi, për efekt të pensionit, paga referuese mbi të cilën është llogaritur trajtimi financiar dhe jo pagesa minimale. Për rreth 9985 përfituesit aktualë kontributi mesatar mujor që paguhet nga buxheti është rreth 70 milionë lekë ose 840 milionë lekë në vit. Efektet financiare që mbart ky ligj për pensionet suplementare të ushtarakëve që kanë fituar pension pleqërie para vitit 1991, parashikohen rreth 45 milionë lekë në muaj, ndërkohë që do të vazhdojnë të trajtohen dhe të rillogariten pensionet aktuale të parakohshme për 9603 ushtarakë të tjerë, të cilët kanë përfituar nga ligji i mëparshëm, për 382 ish-policë si dhe 4761 pensione suplementare të njohura aktualisht.

Projektligji

“Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

*Ligjin mund ta gjeni të botuar të plotë në numrin e sotëm të "Metropol"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›