PS-PD, pikat ku ndahen e bashkohen programet
25/05/2009 Me çfarë përfaqësohet PS-ja në zgjedhjet e 2009-s
Politikë të re agrare dhe arsimore, marrje e certifikatës së pronësisë për 7501
Partitë politike po nxitojnë gjithnjë e më shumë të reklamojnë elementet më të forta dhe më premtuese të programeve të tyre elektorale. Prej kohësh klasa politike nuk resht së serviruri opinionit publik atë çfarë synon të bëjë në katër vjetët e ardhshëm. Këtu nuk bën përjashtim as partia më e madhe opozitare, Partia Socialiste, e cila synon ardhjen në pushtet. Ajo ka nisur turin e saj për prezantimin e programit të ri qeverisës. I gjithë ekipi drejtues i kësaj partie është fokusuar në organizimin e takimeve në çdo zonë të vendit për të shpalosur sa më qartë një programin, i cili deri tani mbetet në kuadër të premtimeve elektorale, e këto në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Në këtë mënyrë, për Partinë Socialiste, nëse sovrani zgjedh që me votën e tij më 28 qershor ta sjellë atë në pushtet, ajo ka programuar një platformë qeverisje të bazuar në shtatë shtylla kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Por edhe pse ajo çfarë është bërë publike deri tani është një përmbledhje e asaj çfarë synohet të realizohet në sektorët kyç për vendin, sërish shqiptarët nuk kanë arritur të mësojnë formën e rregullave, për shembull, atë që premtohet nga PS-ja për bujqësinë. Kësisoj, socialistë premtojnë ngritjen e një ministrie të posaçme për fshatin, që do të quhet “Ministria e Zhvillimit Rural” dhe do të dyfishojnë menjëherë buxhetin e bujqësisë, ndërkohë që të gjitha fondet që do të shpenzohen për hapësirën rurale do të menaxhohen si fond i integruar për ekonominë rurale. Pra, duke pasur si një nga prioritet kryesore sektorin bujqësor, socialistët synojnë të nxitin investimin në fshat dhe konkurrencën e lirë, me qëllim konsolidimin e biznesit agrar dhe rritjen e ekonomisë rurale.
Përfshirë këtu heqjen e akcizës së naftës për fermerin, por duke shkuar më tej dhe duke premtuar marrjen e certifikatës së pronësisë në bazë të ligjit 7501. Njëkohësisht, ndalur në një tjetër shtyllë, prioritare për PS-në, sikundër është arsimi, socialistët garantojnë se programet mësimore të arsimit bazë dhe arsimit të mesëm të përgjithshëm do ti njehsojnë me një model evropian të përafruar, si dhe do të punojnë ngushtësisht me qeverinë e Kosovës për të pasur e zhvilluar të njëjtin model programesh arsimore në gjithë trevën shqiptare. Po kështu, sipas tyre në qeverisjen e PS-së do të lindë edhe arsimi i vërtetë profesional në Shqipërinë. Në gjykimin e lidershipit të PS-së është e nevojshme që të gjithëve tu jepet arsimin i detyrueshëm, duke i çuar kësisoj drejt arsimit të mesëm të gjithë, por kjo duke treguar se rruga për të shkuar më tej është një rrugë e konkurrencës dhe e meritës. Por mbi të gjitha do të jetë një mënyrë e re qeverisje, krejt ndryshe nga ajo e deritanishmja, e cila do të garantojë implementimin e të gjithë programit të ri të PS-së.
Vizat
Partia Socialiste përmes programit të saj elektoral premton realizimin e ëndrrës europiane të shqiptarëve për të lëvizur pa viza në hapësirën “Shengen” brenda vitit 2010, duke përmbushur me rigorozitet 42 standardet e trupëzuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave, që kanë të bëjnë me: sigurinë e dokumenteve, migracionin ilegal, menaxhimin e integruar të kufijve dhe politikat e ripranimit, rendin publik dhe sigurinë përmes luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale dhe shtrëngimit të ligjit. Procesi i integrimit europian do të kthehet sipas këtij programi në aksin të politikave zhvillimore të vendit.
Mjedisi
Për të frenuar shkatërrimin e burimeve natyrore dhe për ti rehabilituar ato, PS-ja u ofron shqiptarëve një program mjedisor radikalisht zhvillues e të qëndrueshëm. Integrim të komponentit mjedisor në politikat ekonomike të zhvillimit të vendit, duke ndikuar pozitivisht në drejtimin, koston dhe ritmet e ecurisë ekonomike, shëndetit të popullit dhe sigurisë kombëtare. Arritje të standardeve mjedisore për rehabilitimin e zonave të ndotura, të pyjeve, për uljen e ndotjeve në ajrin urban, në ujërat sipërfaqësore dhe për zvogëlimin e erozionit, si parakushte për të realizuar me sukses integrimin në Bashkimin Europian.
Ekonomi
Partia Socialiste premton politika fiskale që nxitin modernizimin e ekonomisë. Po kështu ritme të larta të rritjes ekonomike, ulja e papunësisë dhe një kohezion social më i plotë janë në themel të programit tonë ekonomik. Njëkohësisht sfidat e saj ekonomike nesër në qeverisje PS-ja garanton se do ti përballojë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe veçanërisht përmes një bashkëpunimi me FMN-në. E renditur në pika, programi për këtë sektor garanton se brenda 50 ditëve të para të mandatit PS-ja do të prezantojë një paketë antikrizë, ritme më të larta rritjeje ekonomike për vitet 2011–2013 do të jetë mbi 6%, ulje e papunësisë në 9%, inflacion jo më shumë se 3% në vit, deficit buxhetor jo më shumë se 3%, borxhi publik në vitin 2013 jo më shumë se 50% e PBB, borxh publik vetëm për investime. Gjithashtu socialistët premtojnë politika fiskale lehtësuese e nxitëse për teknologjitë moderne, transparencë maksimale për çdo politikë fiskale dhe buxhetore, bashkëpunim maksimal dhe efikas me institucionet financiare ndërkombëtare.
Drejtimet e programit të PS-së
Një politikë të re për arsimin, si garanci për integrim e punësim.
Politikë të re për nxitjen e prodhimit vendas, si garanci për zhvillim e punësim.
Politikë të re për fshatin, si garanci për sovranitetin ushqimor të vendit e punësim.
Një politikë të re për shëndetin, si garanci për cilësi jete e aftësi për punë.
Një politikë të re për mjedisin, si garanci për mbrojtjen e pasurive të përbashkëta e zhvillimin afatgjatë të vendit.
Një politikë të re për turizmin në Shqipëri, si garanci për rritjen e të ardhurave e punësimin.
Politikë e re për kohezionin social e territorial të vendit, si garanci për mundësi të barabarta për të gjithë e zhvillim të harmonizuar mes të gjitha rajoneve të vendit.
Shëndetësia
PS-ja premton një sistem shëndetësor universal
Shërbimi shëndetësor që premton se do të ngrejë Partia Socialiste do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të mbështesë në të gjitha hallkat ecurinë e kujdesit për shëndetin. Do tu ofrohet qytetarëve vëmendje gjatë gjithë zinxhirit të shërbimeve që ata kanë nevojë, përfshirë parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin. Do të reduktojnë sorollatjet dhe radhët, duke përmirësuar planifikimin dhe koordinimin. Pra, ajo çfarë synohet të vihet në efiçencë nga PS-ja lidhet pikërisht me garancinë për një mbulim universal me shërbim shëndetësor për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga të ardhurat e tyre, gjendja shoqërore, vendbanimi, gjinia apo mosha. Do të mundësohet që të gjitha barnat në Shqipëri të shiten kudo njësoj dhe jo më shtrenjtë sesa në tregun e vendit të origjinës.
PD premton reforma të thella në qeverisjen e vendit gjatë periudhës 2009–2013
Programi, prioritet kryesor anëtarësimi në BE
Ndër objektivat kryesorë sërish mbeten arsimi dhe shëndetësia
Partia Demokratike në programin e saj politike për katër vjetët e ardhshëm të drejtimit të vendit synon thellimin e reformave në vend, të cilat do të mundësojnë eliminimin e varfërisë së skajshme në vend dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në programin politik theksohet shndërrimi i vendit në një pretendent të fuqishëm për anëtarësim në BE. Në këtë projekt theksohet se përpjekja për Shqipërinë europiane kërkon për çdo qytetar norma, kritere, praktika, standarde politike, ekonomike, sociale, europiane të dominojnë mbi çdo gjë. Në këtë program premtohet se do të thellohen negociatat mes qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse të BE-së për marrëveshjen e anëtarësimit, në mënyrë që në vitin 2013 Shqipëria të jetë e gatshme për verdiktin final të 27 vendet e BE-së: atë të anëtarësimit në të. Partia Demokratike, sipas kreut të saj, kryeministrit Sali Berisha, në programin e saj vë theksin në thellimin e reformave për të siguruar balancën e pushteteve, si gur themeli të demokracisë së këtij vendi. Demokratët në programin e tyre politik programojnë se për katër vjetët e ardhshëm do të punohet për një reformë të thellë dhe tërësore të sistemit të vuajtjes së dënimeve, zbatimin e vendimeve ligjore. PD-ja mendon se shteti ligjor duhet të njohë një vend të ri në Shqipërinë europiane. Sipas programit, rëndësi do tu jepet lirive dhe të drejtave të individit dhe minoriteteve që jetojnë në vendin tonë. Në programin politik të PD-së rëndësi i vihet vazhdimit të reformave të nisura në ekonomi dhe sistemin fiskal. Kështu, në bazë të këtij projekti në katër vjetët e ardhshëm do të vazhdohet me revolucionin fiskal, duke hequr TVSH-në. PD-ja programon ndërmarrjen e reformave të thella të pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore. Në këtë program parashikohet realizimi i reformave të thella e të gjithanshme në të gjitha institucionet që lidhen në rrafshin financiar, administrativ, ligjor, gjyqësor, do të reformohen agjencitë e investimeve të huaja, diplomacia e huaj në diplomaci ekonomike, në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit. Demokratët për katër vjetët e ardhshëm në qeverisjen e vendit pretendojnë thellimin e reformave në sistemin arsimor. Kështu, në bazë të programit qeverisës për periudhën 2009–2013 qeveria do të investojnë në arsimin shqiptar për ti shndërruar të gjitha shkollat me standarde evropiane. Po ashtu në programin e qeverisë së katër vjetët e ardhshëm të PD-së parashikohen reforma të thella në shëndetësi. Për PD-në shëndetësia mbetet një prioritet dhe brenda katër vjetve të ardhshëm do të ndërtohen dhe rikonstruktohen spitalet e vendit, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë shërbim më të mirë. Po ashtu një ndër prioritet e qeverisë së PD-së mbetet zhvillimi i infrastrukturës.
Arsimi dhe shëndetësia
Në programin politik PD-ja parashikon investime të mëdha në arsimin shqiptar. PD-ja premton në programin politik katërvjeçar që në vitet e ardhshme arsimi shqiptar të gëzojë të gjitha strukturat europiane të sistemit, rrogat e mësuesve shqiptarë do të rriten më shumë sesa u rritën në katër vjet, duke kapur kuotat të paktën të gjashtë vendeve të Bashkimit Europian. PD-ja premton se në katër vjetët e ardhshëm buxheti për arsimin do të rritet me 6% të prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të dyfishojë investimet, buxhetin për trajnimin, shkollimin, kualifikimin e punonjësve të rinj. PD-ja vlerëson reformën në sistemin shëndetësor si më jetiken dhe që nuk duhet ndalur. Demokratët premtojnë se në vitet e ardhshme do të punohet shumë, në mënyrë që të ndërtohen spitale të reja apo të rindërtohen ato ekzekutuese. Për PD-në qytetarët shqiptarë do të trajtohen në spitale njësoj si qytetarët në Bashkimin Europain.
Liria e medieve
Partia Demokratike në programin e saj për katër vjetët e ardhshëm të drejtimit të vendit vlerëson si shumë të rëndësishëm respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të medieve. Në programin politik theksohet se standardi shqiptar unik në Europë dhe në botë, i cili nuk lejon administratën të paraqesë asnjë lloj padie penale ndaj gazetarëve, do të konsolidohet si një praktikë e çmuar për ne dhe brezat që vijnë.
Eliminimi i varfërisë
Prioritet kryesor në programin politik të PD-së është vendosur lufta kundër varfërisë. Në këtë program premtohet se brenda vitit 2010 nuk do të ketë qytetar në vend me ndihmë ekonomike që të jetojë me më pak se 2 dollarë në ditë. PD-ja premton se qeveria e saj do të investojë në zonat e varfra të vendit. Në këtë dokument të miratuar në Konventën e PD-së, theksohet se qeveria ka në qendër të reformave të saj fëmijët dhe familjen. Ndër elementet që parashikohen për të luftuar varfërinë janë rritja e investimeve dhe rritja e pagave, pensioneve dhe asistencës.
Papunësia dhe investimet
Në programin politik të Partisë Demokratike parashikohet rritja e madhe e investimeve në vend, që do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas këtij programi të paraqitur në Konventën e PD-së, brenda vitit 2013 në vend do të hapen 160 mijë vende pune. Në programin e demokratëve theksohet rritja investimeve në infrastrukturën e vendit, në mënyrë që çdo komunë e largët do të lidhet me aksin kombëtar më të afërt për jo më shumë se 15 minuta. Po ashtu PD-ja premton se brenda mandatit të dytë qeverisës do të bëhet e mundur që në çdo shtëpi të ketë ujë për 24 orë pa ndërprerje.
Biznesi pa taksa për 3 vjet, premtim i pambajtur
Gjatë katër vjetve të fundit të qeverisjes së vendit trupa e ekzekutivit shqiptar e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, një ndër premtimet kryesore, pjesë e programit qeverisës, ishte edhe reforma në sistemin fiskal në vend. Duhet pranuar se qeveria “Berisha” ndërmori gjatë këtyre vjetve reforma të thella në këtë fushë, por një element i rëndësishëm dhe premtim kryesor i programit politik të qeverisë së periudhës 2005–2009 nuk është mbajtur. Kryeministri Berisha dhe mazhoranca që e mbështeti premtoi heqjen për tre vjet të taksave për biznesin. Ky mund të quhet një ndër premtimet e pambajtura të qeverisë së Kryeministrit Berisha. Gjatë prezantimit të programit në shtator të 2005-s Berisha vuri theksin në lehtësirat që do ti jepeshin biznesit përmes heqjes së taksës për tre vjet. Por ky mbeti thjesht një premtim politik në letër.
Problemi i ish-të përndjekurve
Qeveria e koalicionit të forcave të djathta politike në katër vjetët e fundit dështoi të mbante premtimin për zgjidhjet në mënyrë përfundimtare të problemit të ish-të përndjekurve politikë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj në programin qeverisës për periudhën 2005–2009 premtuan zgjidhjen e këtij problemi, kompensimin financiar dhe moral të viteve të burgut të ish-të përndjekurve. Por deri tani ky problem nuk ka gjetur zgjidhjen përfundimtare. Deri tani kanë filluar të marrin paratë e kompensimit financiar vetëm 300 personat e parë të listës prej 11 mijë veta. Shoqatat e ish-të përndjekurve janë shprehur disa herë kritike ndaj apatisë së veprimeve të qeverisë.
Problemi i pronave
Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha ka pasur një ndër prioritet kryesore përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së pronave. Kthimi dhe kompensimi i pronave ka përbërë një pikë të rëndësishme të programit qeverisës për katër vjetët e fundit. Vetë Kryeministri Berisha kohët e fundit në intervista të ndryshme ka theksuar se me marrjen e pushtetit qeveria e tij u përball me një mal falsifikimesh mbi titujt e pronësisë. Sipas tij, gjatë katër vjetve është punuar shumë. Duke u shprehur i ndërgjegjshëm për rëndësinë e zgjidhjes së këtij problemi, kreu i qeverisë ka deklaruar se zgjidhja përfundimtare e problemit të pronave është një prioritet i qeverisë së mandatit të tij të dytë.