Subjektet kanë afat deri më 26 maj të depozitojnë korrigjimet
25/05/2009 KQZ-ja mbyll të enjten miratimin e listave shumemërore
Kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje do të publikohen në shtyp
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë deri më datën 26 maj dokumentacionin e korrigjuar të të gjitha subjekteve zgjedhore që ua ka kthyer për plotësim Mes tyre është edhe Partia Socialiste, e cila nuk kishte plotësuar kriterin e përfaqësimit gjinor në Qarkun e Lezhës. Ndërsa javën që shkoi ky institucion mori në shqyrtim një më një listat shumemërore të çdo subjekti të regjistruar për të 12 qarqet e vendit, këtë javë ai do të rishqyrtojë dokumentacionin për qarqet problematike. Po ashtu institucioni kryesor që merret me administrimin e proceseve zgjedhore në vend ka afat deri më 28 maj t’i miratojë ato. “Dokumentacioni i korrigjuar depozitohet jo më vonë se 32 ditë para datës së zgjedhjeve. Vendimi për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar merret brenda 48 orëve nga depozitimi i tyre”, - thuhet në pikën dy të nenit 73 të Kodit Zgjedhor. Problemi kryesor i dokumentacionit të subjektet zgjedhore ishte mungesa e një dokumenti të saktë dhe të ligjshëm identifikimi. Gjatë shqyrtimit të listave shumemërore të subjekteve zgjedhore pas verifikimit nga KQZ-ja rezultoi se kandidatët kishin depozituar bashkëngjitur dokumentit të kandidimit kopje të letërnjoftimeve të vjetra dhe të pasaportave të skaduara. Asnjë prej kandidatëve nuk kishte paraqitur kopje të kartës së identitetit, ndërkohë që shumica ishin paraqitur me certifikatë lindjeje me fotografi. Pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-s, emrat në listat shumemërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen. KQZë-ja i publikon ato të plota në tri gazetat me tirazh më të madh në shkallë vendi, në mediet elektronike dhe në faqen zyrtare të saj në internet. Një kopje të listës për çdo zonë zgjedhore i dërgohet prefektit, këshillit të qarkut dhe KZAZ-ve, të cilat e publikojnë atë në mediet vendore dhe e shpallin në vende publike në zonën e tyre, sipas udhëzimeve të marra nga KQZ-ja.