Basha: Qeveria kujdes për zhvillimin rural
25/05/2009 Takime elektorale
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorë të komunës Labinot-Mal në Qarkun e Elbasanit ka thënë se qeveria shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimit të zonave rurale. Gjatë këtij takimi Basha ka bërë të ditur se vetëm për komunën Labinot-Mal qeveria ka investuar 1.5 milion euro. Sipas tij, këto investime nuk do të ndalen derisa çdo rrugë dhe rrugicë e kësaj zone të jetë e asfaltuar dhe çdo shtëpi të ketë ujë të pijshëm brenda saj. “Çdo projekt i kësaj komune, si deputet i ardhshëm i Elbasanit, së bashku me deputetët e tjerë që kam rreth meje, do ta shndërrojmë në realitet brenda dy vjetve të parë të qeverisjes. Çdo rrugë do të jetë e asfaltuar, çdo shkollë e konstruktuar dhe po ashtu çdo spital e qendër ambulatore”, - tha kryediplomati shqiptar. Sipas tij, përballë këtij modeli të suksesshëm qarkullon ai i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili në çdo investim që bën sheh interesin e tij personal dhe atë të miqve të tij. “Prandaj Tirana nuk ka sot plan urbanistik, ka mungesë shkollash dhe ka rrugë që janë shkatërruar plotësisht vetëm pak muaj pas përurimit”, - ka thënë Basha.