Ata që skanë karta identiteti nuk mund të aplikojnë për pasaportë biometrike
Kompania e huaj bën eksperimente me punonjësit në ditën e parë të aplikimit. Qytetarët, në radhë për shkak të mosinformimit. Procedurat që duhet të ndiqet
Laureta Rryçi
Tiranë - Personat që nuk kanë marrë kartën e identitetit nuk mund të aplikojnë për pasaportën biometrike. Ky rregull ka krijuar në ditën e parë të punës kaos nëpër qendrat ku duhet të bëhej aplikimi. Burime pranë njësive bashkiake shpjeguan dje se shumë qytetarë kishin prerë kuponin për të aplikuar për pasaportë biometrike, por janë kthyer mbrapsht pas disa orësh pritjeje në radhë. Problemi më i madh duket se do të jetë pikërisht aplikimi për pasaportë biometrike. Burimet shpjeguan se në orët e para të mëngjesit janë shfaqur në qendrat e aplikimit disa të huaj, të cilët ishin përfaqësues të kompanisë. Ata kishin shkuar për t’u sqaruar punonjësve se si duhet të plotësonin të dhënat për pasaportat biometrike. Qytetarët që kanë qenë në pritje janë shprehur të pakënaqur, duke u shprehur se punonjësit duhet të ishin trajtuar më parë.
Aplikimi
Megjithëse Ministria e Brendshme deklaroi një ditë më parë se dje në Tiranë do të niste procesi i aplikimit për pasaporta biometrike, në pjesën më të madhe të njësive bashkiake të Tiranës ky proces ende nuk ka filluar. Në njësitë bashkiake 3 dhe 4, banorët, megjithëse kanë prerë kuponin për aplikim, nuk e kanë plotësuar dokumentacionin, pasi pranë njësive bashkiake u kanë thënë se ky proces, për arsye teknike, pritet të fillojë sot. Kurse në Njësinë numër 10, ku zyrtarët kanë pohuar se është instaluar programi përkatës për prodhimin e pasaportave biometrike, mësohet se qytetarët e kësaj njësie nuk e kanë nisur aplikimin pasi kanë qenë të painformuar.
Rregullat
Procesi i aplikimit për pasaportë biometrike është i njëjtë me procesin e aplikimit për letërnjoftimin elektronik, thjesht qytetarët duhet të blejnë pranë zyrave postare kuponin për pasaportën biometrike. Qytetarët fillimisht duhet të presin kuponin në postë përkundrejt tarifës së 6 mijë lekëve. Më pas do të drejtohen në njësinë bashkiake ku janë të regjistruar për të kryer procedurën e mëtejshme. Ata që nuk kanë marrë karta identiteti nuk mund të aplikojnë. Fillimisht duhet të aplikojnë për kartat e identitetit. Po kështu nuk mund të aplikojnë të gjithë ata qytetarë që iu është dashur ta kthejnë kartën e identitetit për shkak se kanë konstatuar parregullsi në të dhënat që janë shkruar.
26 Mars 2009