Atalanta mund Napolin për Migjen Bashën
Mesfushori qendror i Frosinones, Migjen Basha duket të jetë afër transferimit tek Atalanta. Kështu shkruanin të hënën media italiane, të cilat e shihnin ekipin e Antonio Kontes në avantazh karshi Napolit, për transferimin e mesfushorit shqiptar. Uebfaqja italiane napolisport.net shkruan se Atalanta i ka avancuar bisedimet me Frosinonen, së cilës planifikon t’ia blejë gjysmën e kartonit të 22 vjeçarit prej 2.5 deri në 3 milionë eurosh. Nga kjo marrëveshje, Basha do të transferohej te klubi nga Bergamo që në janar. Gjysmën tjetër të kartonit të Bashës e mban Rimini, kështu që në rast se klubi zi e kaltër dëshiron ta posedojë kartonin e tij 100 për qind, duhet t’ia paguajë edhe Riminit 2.5 milionë euro. Planifikohet që palët ta arrijnë marrëveshjen në ditët e ardhshme me Bashën në Serie A në sezonin pranveror. Basha është kosovar me origjinë por ka kërkuar të luajë për Kombëtaren shqiptare.