Tirana, 2 milionë lekë gjobë për rrogat e 2007
Leonard KarajKF Tirana do të paguajë më shumë se 2 milionë lekë (të reja) dy ish-futbollistëve Eleandro Pema, Abada Narciase Fish dhe mbrojtësit të vet, Alechenu Abraham. Vendimi është marrë dje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, i cili ka vlerësuar si të arsyeshme kërkesën e bërë nga menaxheri i tre futbollistëve, Gëzim Mançe lidhur me disa rroga të prapambetura të këtyre lojtarëve nga sezonin 2006-2007 kur luanin për skuadrën e Tiranës. Kështu për Eleandro Pemën sipas disiplinës, Tirana duhet të paguajë 602 mijë lekë (të reja). Ndaj Abraham, 6300 dollarë ndërsa nigerianit, Abada Narciase Fish, 7000 euro. I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të Tiranës të cilët e kanë konsideruar jo vetëm si të njëanshëm këtë vendim por edhe si tendencioz. Sipas avokatit Riza Hicka, i cili mori pjesë edhe në konsultimet paraprake me anëtarët e komisionit në FSHF kur KF Tirana i thirr për të mbrojtur interesat e saj lidhur me këto ankesa, gjithçka është e pabazë dhe se klubi do të apelojë vendimin. “është e turpshme dhe me këtë gjë federata dhe drejtuesit e saj kanë treguar haptazi luftën që po bën ndaj Tiranës. Para gati një muaji u thirra në federatë dhe dhashë shpjegimet e mia mbi këto ankesa le të themi. E para në kontratat e lojtarëve është e shkruar se mosmarrëveshjet mes tyre dhe klubit zgjidhen në gjykatë dhe jo në federatë. Ndaj u kërkova anëtarëve të komisionit që të mos merrnin asnjë vendim pasi nuk ishin kompetentë për këtë gjë. Gjithsesi më pas mora dokumentat që ishin vënë në dispozicion komisionit dhe i analizova në një laborator të kriminalistikës nga ku doli se firmat e futbollistëve ishin të falsifikuara, natyrisht në këtë rast nga ai që i ka depozituar në federatë, menaxheri i tyre. Mbi këtë gjë u bindën edhe vetë anëtarët e komisionit dhe atë ditë thirrën Mançen (Gëzim Mançen) dhe i konfirmuan se vendimi do të merrej pas pak ditësh dhe se ai do të ishte natyrisht kundër pasi vetë ata pranuan që firmat ishin të falsifikuara. Tani na dalka diçka tjetër”, ka pohuar Hicka. Më tej avokati ka pohuar se do të apelojë menjëherë vendimin të cilin e shikon krejt të padrejtë. “Në vendim është edhe ankesa gjoja e Abraham ndërsa unë e them me përgjegjësinë e plotë se futbollisti jo vetëm në media ka pohuar disa herë se nuk ka probleme rrogash të prapambetura me Tiranën por edhe në federata shkoi dhe sqaroi gjithçka duke u tërhequr nga çfarëdo loje që e kishte mpleksur menaxheri. Sigurisht që këtu është edhe dora e drejtuesve të federatës me në krye “Haxhi Lleshin”, ai që bën gjithçka pa pyetur kërrkënd pasi është e pamundur që një vendim i sqaruar më së miri në tavolinë, pas disa ditësh kur është ndryshuar në këtë mënyrë. Ne do të apelojmë sepse e dimë që jemi në të drejtën tonë”, ka përfunduar Hicka.Ironia e presidentit bardheblu Refik Halili Ndërsa nuk ka mbetur pa dhënë versionin e tij edhe Njëshi i klubit të Tiranës, Refik Halili. Këtë herë realisht Halili nuk ka dëshiruar të komentojë pafundësisht gafat sipas tij të kësaj federate duke përdorur më së shumti ironi e sarkazëm në deklaratën e tij. “Kjo punë shkoi kështu: ankohuni në federatë për Tiranën se e keni të fituar. Normal se kur ke në krye një person si Duka, ne si Tiranë nuk presim gjë tjetër. Më vjen absolutisht ndot kur e mendoj por si shumë gjëra të tjera që janë bërë në kurriz të këtij klubi edhe kjo do të vijë koha për të vërtetën. Tirana nuk ka pasur probleme me këta lojtarë dhe kjo nuk është veçse një lojë e ndyrë që po bëhet ndaj klubit dhe ndaj meje personalisht”, ka pohuar Halili. Franc VeliuLojtari i KF Flamurtarit Franc Veliu nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare në grumbullimin që kjo skuadër do të bëjë në muajin janar në Turqi. Kjo për shkak të një dëmtimi, i cili nuk i jep mundësi futbollistit q ëtë jetë i gatshëm për tu parë nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe. Lajmi ëhstë publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e cili kishte marrë një konfirmim më parë edhe nga klubi i Flamurtarit. Ndërkohë mësohet se Veliu nuk do të zëvendësohet nga një lojtar tjetër në këtë grumbullim. Kombëtarja do të qëndrojë për rreth 10 ditë në Antalia ku edhe do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ende të pa përcaktuara.Igli TareIgli Tare është shndërruar në një pikë referimi përsa i përket merkatos së Lacios. Drejtori sportiv bardhekaltër duke folur për Kavanin tha se ai është një lojtar optimal për skuadrën italiane, por e përjashtoi për momentin një afrim të tij. “Por, nuk mund të them as po dhe as jo. Ai është një lojtar i mirë që na intereson por për momentin e kam të vështirë të jap konkluzione”, ka pohuar Tare për mediat italiane. Lacio e tij është duke kaluar një periudhë te keqe në kampionat edhe pse në organikë ka futbollistë me eksperiencë si Roki, Zarate, Kruz, etj. Ndërkohë spekulohet edhe një rikthim i Hernan Krespos tek kjo skuadër.