E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atdhedashuria nuk kushton 400.000 USD

11/02/2005  Sa trishtim, atdhedashuria është reduktuar nëpër stadiume dhe kjo kurrsesi për faj të shqiptarve.

Blini një makinë borëpastruese me ato lekë zoti kryeministër dhe nuk besoj se askush nga futbollistët do të jetë kundër, përkundrazi.

Trishtim është dhe që qeveria kujtohet për sportin vetëm në data të caktuara, pikërisht kur shohë dhe ezibicionizmi shndërron atë në qendër të vëmendjes, kur ndërkohë sporti shqiptar ka 15 vjet që zvarritet, dhe kjo për mungesë vizioni dhe politikash të qarta dhe bashkëkohore..

Prej kohësh sporti shqiptar lëngon ndërmjet servilizmit, delitantizmit, korrupsionit dhe mosprivatizimit dhe kjo shprehet në shumë forma, në mungesë investimesh, në lejimin e figurave të inkriminuara që të kryesojnë këto sporte, në shitje të drejtash televizive në mënyrë abuzive etj etj.

Po rikthehem prapë tek borëpastrueset, pasi për hir të së vërtetës edhe pse media e shkruar dhe elektronike cuditërisht foli më shumë për tsunamin (dihet pse-ja) shumë shqiptarë dinë cka bëhet me bashkëatdhetarët e tyre, kuptojnë dhe brockullat që thonë qeveritarët e papërgjegjshëm për hapje bore me lopatë dhe për mposhtjen e urisë me biskota "bukë lepurushi". Por gjithsesi shqiptarët ngushëllohen me fjalët "ky fat na ra" ose "këtu ka vend për të gjithë" pasi vërtet ashtu ka rezultuar, por vetëm me një ndryshim, borën shqiptare nuk mund ta pastrojnë makinat greke ndërkohë që borë bie shpesh në Shqipëri si në jug dhe në veri sidomos në veri.

Shpresoj që dielli të dalë dhe të ngroh shpejt gjithë Shqipërinë dhe mos të kemi më nevojë për parada cinike dhe provokuese prej skllavopronarësh por mjafton të fusim në punë Strukturat e Emergjencave dhe Rezervat e Shtetit dhe në vend të makinave lluksoze për qeveritarë kleptomanë të blejmë dhe një të vetme borëpastruese por shqiptare ama..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›