Virtual Jihad
11/02/2005 Faqet radikale islamike në internet po inkurajojnë mbështetësit e tyre që të zhvillojnë një luftë të shenjtë online. Porositë e tyre nënvizojnë dobësinë e Shteteve të Bashkuara ndaj terrorizmit kibernetik
“Thuajse çdo faqe radikale islamike interneti ka një ndarje, ku tregohet mënyra se si mund të bëhet xhihad në internet”, thotë Rita Katz, shefe e Institutit SITE, një grup që monitoron nga afër faqet islamike në internet. Në to, thotë Katz, këshillohen luftëtarët e ardhshëm: “Nëse nuk e bëni dot xhihadin fizikisht, bëheni nëpërmjet internetit”
Në një pikë, sipas zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane, piratë të dyshuar kinezë u futën në sisteme të lidhur me operimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Kaliforni, në një kohë kur ky shtet po vuante krizën e energjisë elektrike
Në muajt e fundit, një mesazh i çuditshëm është shfaqur në disa faqe radikale islamike interneti. Lexuesit inkurajohen të përdorin kompjuterat për të çuar përpara kauzën e xhihadit. Një metodë e favorizuar, e “shitur” në këto faqe: të niset një sulm kibernetik, duke bllokuar faqet e internetit dhe adresat e e-mailit të “armiqve sionistë”.
“Thuajse çdo faqe radikale islamike interneti ka një ndarje, ku tregohet mënyra se si mund të bëhet xhihad në internet”, thotë Rita Katz, shefe e Institutit SITE, një grup që monitoron nga afër faqet islamike në internet. Në to, thotë Katz, këshillohen luftëtarët e ardhshëm: “Nëse nuk e bëni dot xhihadin fizikisht, bëheni nëpërmjet internetit”.
Disa prej mesazheve të fundit kanë qenë sa specifikë, aq edhe alarmues. Në ta përfshihen instruksione të detajuar sulmesh dhe lista shënjestrash të mundshme, si adresa e-maili të grupeve politikë izraelitë, polici dhe politikanë, përfshirë Natan Sharanskin, anëtar konservator i kabinetit dhe një ish-disident sovjetik, që është bërë një prej të preferuarve të Presidentit Bush.
Kësi gjërash të kujtojnë një luftë të mëhershme kibernetike ndërmjet piratëve izraelitë dhe palestinezë të internetit – një konflikt, i cili, sipas zyrtarëve izraelitë, shkaktoi dëme të konsiderueshme për ekonominë e vendit, katër vjet më parë. Ata shërbejnë gjithashtu për të sjellë në vëmendje kërcënimin e fuqishëm të terrorizmit kibernetik, një problem që ka shkaktuar shqetësime në rritje mes ekspertëve të sigurisë kombëtare në vitet e fundit. Në të vërtetë, siç thonë shumë ekspertë, dobësia e mundshme e Shteteve të Bashkuara ndaj një sulmi kibernetik të sofistikuar është shumë më e madhe sesa mendohet përgjithësisht nga publiku. Mes shërbimeve publike më jetësore të Shteteve të Bashkuara që bazohen mbi kontrolle dixhitalë, duke i bërë ata shënjestra të mundshme për sulme nga interneti, janë shërbimet publike si rrjeti i energjisë elektrike, sistemet e transportit dhe rrjetet televizivë, thonë ekspertët.
Nuk janë të vetëm. Jo më larg se javën e kaluar, FBI u detyrua të pranojë se edhe ajo ishte e goditshme. Zyrtarë të FBI thonë se furacakë të paautorizuar kishin arritur të futeshin në një prej shërbimeve tregtare, duke e detyruar FBI të mbyllte më shumë se 3000 adresa e-maili që përdoreshin nga personeli për të komunikuar me publikun. Ndonëse FBI këmbënguli se këto adresa e-maili përdoreshin për të transmetuar mesazhe “jo sensitive” – si për shembull deklarata shtypi për pjesëtarët e medias – disa burime bënë të ditur për të përjavshmen amerikane Newsweek se disa prej zyrtarëve të lartë të Byrosë përdornin gjithashtu postën e komprometuar elektronike për të komunikuar me agjenci policie shtetërore dhe lokale; disa zyrtarë të Drejtësisë shprehën shqetësimin se piratët e padukshëm të rrjetit mund të kenë qenë në gjendje të lexonin disa mesazhe sensitivë edhe muaj përpara se FBI të mbyllte këto adresa.
Duke pranuar se këta kanë qenë rrengaxhinj dhe jo terroristë të mirëfilltë, ky sulm ndoshta nuk është më shumë se vandalizëm kibernetik, thotë ish-këshilltari i sigurisë kibernetike dhe antiterrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Roxher Kresej. Por, shton ai, “ka një seri dobësish që, nëse shfrytëzohen, mund të kenë pasoja shumë më të mëdha”.
Në një konferencë të ekspertëve qeveritarë të sigurisë së kompjuterave, organizuar kohët e fundit nga Qendra e Krimeve Kompjuterikë në Departamentin e Mbrojtjes, e cila nga ana organizative është pjesë e Forcave Ajrore, një folës paralajmëroi se lufta kibernetike është një konflikt, ku “çdokush, kudo mund të dalë vullnetar”. Kenet Xhirs, një hetues për Shërbimin e Hetimeve në Marinë, paralajmëroi gjithashtu se “pirateri kompjuterike nuk bëjnë vetëm individë, por edhe shtete – shumë më seriozë dhe të hidhët”. Dhe shtoi: “Nuk është i lehtë shpagimi”.
Sipas Xhirs, potenciali që piratët e organizuar kanë për të krijuar dëme të mëdha ekonomike ose qeveritare demonstrohet grafikisht në vjeshtën e vitit 2000, kur shpërtheu ajo që ai e quan “Lufta Kibernetike e Lindjes së Mesme”. Një pasojë e rëndë ishte, për shembull, kapja nga luftëtarë shiitë libanezë e tre ushtarëve izraelitë, që patrullonin përgjatë kufirit të tyre me Libanin. Pas daljes së lajmit, piratët penetruan në faqen e internetit të Lëvizjes së Hezbollahut Shiit dhe zëvendësuan videoclip-et antiizraelite me flamurin izraelit dhe Himnin Kombëtar izraelit.
Faqja e Hezbollahut u sulmua pastaj me 9 milionë mesazhe që e bllokuan tërësisht. Faqet e internetit të shumë grupeve të tjerë islamikë, përfshirë Hamasin palestinez u sulmuan edhe ato. Një pirat izraelit kompjuterash, që përdorte emrin Polo hyri në një database palestineze dhe më pas postoi informacione sensitivë në lidhje me udhëheqësit palestinezë, përfshirë numrat e tyre të celularit dhe faksit. Sipas një studimi që Xhirs paraqiti në konferencën e Departamentit të Mbrojtjes, edhe shërbimi i fshehtë izraelit, Mosad, hyri në veprim, duke fshirë dhe dëmtua faqe interneti të qeverisë iraniane, përfshirë atë të Presidentit. “Përse?”, thotë Xhir. “Sepse, përveçse është një shtet rival, Irani mbështet grupet islamike me qendër në Liban, si Hezbollahu”.
Për shpagim, piratët islamikë të internetit nisën një kundërsulm elektronik, të cilin Xhirs e quan “Interfada”. Kjo përmbledh një koalicion shumë të fuqishëm piratësh propalestinezë interneti si në Lindjen e Mesme, por edhe në anë të tjera të botës, përfshirë SHBA. Piratët islamikë të internetit sulmonin sistematikisht sa më shumë faqe interneti izraelite që të mundeshin.
Sipas Xhirs, në tre muajt e parë të luftës kibernetike të Lindjes së Mesme, pala islamike pati epërsi, duke sulmuar suksesshëm pesë herë më shumë faqe izraelite interneti sesa ato që sulmuan izraelitët. Xhirs tha se në fund, piratët propalestinezë të internetit i zgjeruan sulmet e tyre edhe kundër shënjestrave në Shtetet e Bashkuara, përfshirë lobin proizraelit në Uashington, AIPAC.
Sipas Xhirs, një konflikt i ngjashëm, por më pak i dëmshëm ndodhi në pranverën e 2001, kur forcat ushtarake kineze kapën një avion spiun amerikan dhe e detyruan të ulet në një ishull kinez. Shumë shpejt, piratë amerikanë nisën të sulmojnë faqe kineze interneti. Të dy palët raportuan për shumë dëme në faqet respektive, por gjithsesi kjo luftë përfundoi ndoshta me urdhër të qeverisë së Kinës.
Në një pikë, sipas zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane, piratë të dyshuar kinezë u futën në sisteme të lidhur me operimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Kaliforni, në një kohë kur ky shtet po vuante krizën e energjisë elektrike. Por, zyrtarët këmbëngulën se sulmi ishte i kufizuar në një “rrjet prove” dhe se sistemi i përgjithshëm i furnizimit me energji elektrike nuk ishte aspak i rrezikuar.
Në një tjetër rast, këtë herë në Australi, një ish-kontraktor për një ndërmarrje publike u dënua dhe burgos, sepse kishte bërë pirateri në sistemin e kompjuterizuar që kontrollonte një sistem lokal të ujësjellësit, duke shkaktuar rrjedhjen e ujit në tubacionet që nuk duhej si dhe përmbytur një hotel luksoz. Ndërkohë që incidenti iu atribua zemërimit të një ish-punëtori, ekspertët e sigurisë kibernetike vërejnë se ky rast demonstron se sa shumë rreziqe ndaj publikut mund të shkaktojnë sulmet kibernetike të mirinformuar.