Energjia, Shqipëria duhet të shfrytëzojë të gjitha alternativat
11/02/2005 BERZH sjell në Tiranë ministrat e Energjisë së Evropës Juglindore
Tregu i energjisë në Shqipëri ka filluar të liberalizohet. Nuk do të ketë vetëm KESH-i privilegjin për të importuar. Por nga ana tjetër, problemet me energjinë, kapacitetet e prodhimit dhe të shpërndarjes, konflikti mes çmimeve dhe pagimit të energjisë së harxhuar, janë halle që vazhdojnë të qëndrojnë mbi sektorin e energjetikës. Mbi këtë sektor, BERZH ka harxhuar deri tani, në formë investimesh, plot 72 milionë euro, dhe është duke parë mundësinë e investimeve me afat të gjatë. Por më parë, Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte dhe kritere që do ta bëjnë të aftë, jo vetëm të ketë energji për vete, por dhe të shesë në tregun e madh rajonal të energjisë. Për të gjitha këto probleme, që, në fakt nuk janë vetëm të Shqipërisë, por dhe të vendeve të tjera të Evropës Juglindore, BERZH ka organizuar një seminar rajonal, duke ftuar të gjithë ministrat e Energjisë së Evropës Juglindore. Qeveritarët shqiptarë kanë raportuar të parët se çfarë kanë bërë deri më sot me sektorin e tyre të energjisë dhe si janë duke i zgjidhur problemet. Më pas do të flasin për situatën e tyre dhe vendet e tjera, si dhe gjithë ky bashkëbisedim do të ndihmojë BERZH-in të kuptojë nevojat që kanë vendet për financime në këto sektorë.
“Të gjitha planet rajonale nuk mund të realizohen pa krijuar më parë një treg të përbashkët pa konflikte, ku energjia do të ketë vendin kryesor nisur dhe nga impakti që ka në ekonomi”, tha Kryeministri Nano në fjalën e tij. “Na ndihmoni t’ju kuptojmë dhe t’ju ndihmojmë”, ka thënë shkurtimisht në fjalën e tij Presidenti i Bankës Evropiane për Zhvillim, Jean Lemierre. “Ne njohim deficitet e kapaciteteve tona si dhe paaftësitë e trashëguara nga koha, për të ndërtuar një treg të qëndrueshëm, por jemi të motivuar në kërkesat tona për t’u asistuar në ndërtimin e këtij tregu”, ka thënë Kryeministri Nano. Kështu, ministri i Ekonomisë, Angjeli, duke folur për politikat që do të zbatohen në këtë sektor, ka kujtuar zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë, në kuadër të së cilës është krijuar dhe Fondi i Eficensës për Energji. “Ky fond do të përdoret për nxitjen e kursimit të energjisë, por gjykojmë që dhe BERZH-i mund të kontribuojë në këtë fond”, ka deklaruar Angjeli në fjalën e tij. Sipas ministrit të Ekonomisë, politika që po zbaton ky fond është i qartë. “Mesazhi është se çdo euro e harxhuar për skema efiçente të kursimit të energjisë është 30–100 për qind më i leverdisshëm se çdo euro e shpenzuar për të realizuar impiante të ndryshme të furnizimit me energji”, ka thënë Angjeli. Kështu, Shqipërisë në 2005-ën do t’i duhet të zbatojë disa pika të Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe që kanë lidhje me uljen e normës së konsumit të energjisë, ashtu sikurse me shfrytëzimin e të gjitha potencialve dhe burimeve të rinovueshme dhe me leverdi financiare. “Energjia është e rëndësishme dhe është faktor në zhvillimin ose rrënimin e ekonomisë së vendeve”, ka kujtuar Lemierre, duke folur në seminarin rajonal për energjinë. Në këtë kuptim, të prodhosh energji për ekonominë, biznesin, konsumtorët, nuk do të thotë thjesht të prodhosh energjinë nga hidrocentralet. “Diversifikimi i burimeve energjetike, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme peshën e gazit natyror përkundrejt nënprodukteve të naftës dhe qymyrit, është një prej rrugëve të shumta që kemi zgjedhur për të patur energji dhe për të reduktuar efektin serë”, ka thënë Angjeli në fjalën e tij.
Financimet në Rajon,
3 miliardë euro
Financimet në Shqipëri
200 milionë euro
Kërkesa për energji
Rritja 6% në vit
Sektorët e Financuar nga BERZH në Shqipëri
Sektori privat dhe mbështetje për SME–të
Privatizimi strategjik
Infrastrukturë
Energji
Projektet në sektorin e energjisë
Projekti i prodhimit të energjisë Vlorë
40 milionë euro
Projekti i rindërtimit të sektorit të energjisë
30 milionë euro
Financimi i kompanisë “Enel”
2 milionë euro