Ministria, "armiku" i teatrit privat

11/02/2005 Gëzim Kame
Drama dhe kontradiktat e familjes vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar, ditën e shtunë me premierën e dramës "Pjata prej druri", nën regjinë e Gëzim Kames dhe pjesëmarrjen e Sulejman Pitarkës, i cili rikthehet në skenë pas 20 vitesh
"Edhe pse kanë kaluar 20 vjet që artisti i madh, Sulejman Pitarka, i ka munguar skenës në lojën dhe interpretimin e tij të mrekullueshëm, duket sikur koha ka ndaluar, madje, jo vetëm që nuk ndihen, por në të kundërtën kanë akumuluar një eksperiencë të pabesueshme dhe që do të jenë një surprizë e vërtetë për të gjithë spektatorët. Një memorie e kristaltë, që do ta kishin zili edhe 20-vjeçarët, një aktor që e asimiloi tekstin vetëm në dy javët e para". Kështu do të prezantonte pjesëmarrjen e Sulejman Pitarkës, këtë mjeshtër të madh "që di të suportojë moshën, plastikën, forcën fizike, intelektuale e shpirtërore" regjisori Gëzim Kame. "Pjata prej druri" i është përshtatur më së miri terrenit shqiptar, për vetë faktin se problemi është universal në logjikën e vet dhe "ngjason shumë me mjedisin tonë", u shpreh Kame. Në thelb, kjo dramë sjell në qendër të vëmendjes problemet dhe krizën në familje, problematikë prezente në të gjitha epokat dhe kudo në botë. "Jam përqendruar dhe si regjisor, por edhe si qytetar, që brezin e tretë ta evidentojw në këtë vepër, në mënyrë të veçantë, për shumë arsye. Së pari, pasi kanë një të kaluar të mrekullueshme, një përkushtim në vendin e tyre dhe në karrierat e tyre, por, edhe sepse ndiej dhimbje kur shikoj trajtimin e tyre sot, e veçanwrisht atë ekonomik", tha Kame. Sipas tij, vepra është ndërtuar shumë profesionalisht, duke mos pasqyruar asnjë "egocentrizëm nga pikpamja regjisoriale", por përpjekje nga ana e tij për t'u shkrirë me çdo qelizë të aktorit, për të krijuar një trupë unike në stilin e interpretimit, ku "nuk dallohet aktori i ri nga ai i moshuar, roli i parë me atë të dytë, me shpresën se do të kuptohen dhe do të vlerësohen nga spektatori". Edhe në stilin e interpretimit, regjisori ka deklaruar se do të sjellë në skenë një stil tepër të veçantë interpretimi, ku aktorët "ngacmohen në parametrat e tyre të brendshme, nuk ka asgjë të pambështetur apo të pandërgjegjësuar prej tij, të papërjetuar prej tij. Ajo çfarë është më kryesorja qëndron në faktin se, në lojën e tyre nuk ka asnjë notë teatraliteti në interpretimet e tyre. Ky realizëm i thellë, gati-gati në natyralizëm, është e veçantë në lojën aktoreske, një teknikë që është asimiluar 100% nga e gjithë trupa, e cila ka një unitet artistik dhe stilistik interpretimi unikal". Një dramë ku marrin pjesë emrat e mirënjohur të skenës si Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Agim Qirjaqi, Luftar Paja, Marjeta Ljarja etj. Kame rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar pas më shumë se një viti dhe konstaton se janë krijuar kushte të mira për sa i përket dekorit, kostumografisë, shërbimit etj. "Ndoshta ne mund të quhemi dhe të pafat, pasi rastisëm të punojmë në periudhën më të ftohtë ku jo për faj të teatrit, por të nomenklaturës shtetërore kursehet për ngrohjen e sallës gjatë provave dhe 81-vjeçari Pitaraka ka punuar në këtë "frigorifer" me përkushtim të madh dhe orë të zgjatura dhe për fat ne të gjithë së bashku me të vazhdojmë të jemi mirë me shëndet", nënvizoi Kame. Më pas ai do të shprehte dëshirën për një turne jo vetëm në të gjithë vendin, por edhe përtej kufijëve në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët.
Krizë në teatër, regjisorë dhe aktorë të papunë...
Në konferencën për shtyp, Gëzim Kame ngriti edhe një shqetësim të kahershëm jo vetëm të tij, por edhe të të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë. "Media duhet të sensibilizojë më tepër pjesën 'sipër' Teatrit Kombëtar. Për sa i përket Ligjit të Teatrit që Tirana të mos mbetet vetëm me një teatër, sikurse Teatri Kombëtar, apo me 5-6 vepra në vit, por të shtohen edhe trupat private, që të ketë mundësi të punohet më tepër, të kenë mundësi spektatorët të zgjedhin sa më shumë vepra skenike, të dalin shumë më tepër aktorë, shumë më tepër regjisorë", ka deklaruar Kame. Ai vetë edhe pse është në prag të premierës, ndjehej i pezmatuar, pasi pas kësaj shfaqje ai do të mbetej për një kohë të gjatë jashtë skenës, ndoshta "edhe pas shumë vitesh". Kame është shprehur se edhe pas 4 vitesh që është votuar në parlament Ligji i Teatrit, "deri tani nuk është bërë asgjë për implementimin e tij dhe askush nga mediat nuk e ka 'ngacmuar' arsyen e moszbatimit të tij". E ndërsa regjisorët dhe aktorët jo vetëm që janë të papunë, "por shumë prej tyre kanë ndryshuar edhe profesion për të mbijetur, si në Tiranë ashtu edhe në rrethe". Ai ka hedhur idenë se shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht, duke krijuar kushte të tilla që do të mundësonin vënien në shfrytëzim të sallave të kinemave që "rrinë të mbyllura kot", pasi trupat private pa këtë ndihmë, ashtu "sikundër e trajton edhe ligji", e kanë të pamundur të ecin, pasi "teatri është shumë i kushtueshëm, një luks i vërtetë për një shoqëri". "Ka ardhur koha që shteti të mos përkrahë vetëm trupat shtetërore, por të krijohet një llogjikë e ngjashme me Qendrën Kombëtare të Filmit, ku buxheti duhet t'i shkojë komunitetit të teatrit dhe jo ministrisë dhe ndarja të bëhet në bazë të projekteve apo prurjeve më të mira, fakt që do të sjellë konkurrencën dhe shumë të tjera. Kjo është një praktikë mbarëbotërore. Ndërsa te ne, shteti i sheh me armiqësi trupat private, të paktën në teatër. Këtë e parashikon edhe ligji në Shqipëri".
Sulejman Pitarka: Ndjehem njëzet vjet më i ri
Aktori i madh Sulejman Pitarka, i cili kthehet në skenë pas 20 vitesh, ka delaruar se ndjehet "20 vjet më i ri". Me një modesti të thellë ai do të shprehej: "Të them të drejtën do të desha t'i meritoja fjalët që tha për mua kolegu dhe mjeshtri i skenës, Gëzim Kame. E pata të vështirë, madje më të vështirë nga ç' e mendoja. Kjo pjesëmarrje, kishte favore për mua. E para se nuk e pata të vështirë të kuptoja globalisht veprën pasi është shumë e qartë dhe, së dyti, sepse problemi që trajton është me të vërtetë universal, në të gjitha kohërat dhe vendet. Lehtësia tjetër qëndron në faktin se personazhi që luaj është plak si unë, sheh dobët si unë, është me shkop si unë, por jam ndjerë shumë mirë nga përkujdesja dhe ndihma që më dhanë të gjithë kolegët pa përjashtim, si edhe nga trajtimi i regjisorit. Më vjen keq që është hequr etapa e dytë krijimtarisë skenike, ajo e punës në studjo më lëvizjet dhe u kalua direkt, në atë tretë, në provat në skenë, në një skenë jashtëzakonisht të ftohtë. Por kam bindjen se si salla ashtu edhe spektatorët do të jenë të ngrohtë".