Pse nuk ka pol centrist politika shqiptare?
11/02/2005 Domosdoshmëria e zbutjes se marrëdhënieve politike bipolare, të politikës së majtë e djathtë në Shqipëri, ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë kompozimin e një poli centrist. Nevoja për ekzistencën e një qendre politike, ka qënë dhe vazhdon të mbetet imperativ për politikën shqiptare.
Madje, në të gjithë botën po evidentohet përpjekja për të ndërtuar një strukure të re, të ndryshme nga mozaiku tradicional, i politikës klasike, vetëm me dy pole. Nevoja e politikës për të patur nje pol centrist, për të grumbulluar njerëz me ide politike të qendrës së butë, si faktor ekulibrues dhe zbutës, i prerogativave të pakontrolluara të partive të mëdha, ka filluar të ndihet edhe në vende moderne si SHBA, Britani e Madhe, të cilat tradicionalisht kanë qënë bazuar në spektrin politik bipolar.
Në Shqipëri, skema politike ka qënë dhe vazhdon të jetë e dominuar nga dy forca politike (megjithë konfuzionin e mospërputhjes së orientimit politik, të partive kryesore politike me nivelin real ekonomik të njerëzve që aderojnë në to), të cilat kanë monopolin dominant të përfaqësimit të së majtës dhe të së djathtës shqiptare. Megjithëse në këto vite te demokracisë kanë lulëzuar me dhjetëra parti politike të spektrit të qendrës së majtë e të djathtë (me një pafundësi emrash), ato nuk kanë mundur të unifikohen politikisht, si pol centrist dhe të bëhen faktor konsistent i politikës në Shqipëri.
Politika centriste, ka qënë dhe vazhdon të jetë, pa autoritetin e nevojshëm, pa kohezionin që duhet për të bërë një pol të qëndrueshëm, i cili do të ishte faktor i madh i amortizimit të duelit tradicional të PS me PD. Padyshim, në këtë situate ka shumë shkaktare që kanë përgjegjësi. Ajo ka të bëje në radhë të parë me mentalitetin dikotomik tradicional të shqiptarit (ne dhe armiku, o me ne, o me ata, rrugë të mesme nuk ka), i cili ka qejf duelin e fortë politik, që kërkon ose fitoren e bujshme dhe sundimin për vete, ose disfatën dhe fitoren e kundërshtarit. Kjo ndjenjë, kjo psikologji politike, tashmë është e vërtetuar në mënyrë të bujshme, në të gjitha zgjedhjet politike elektorale. Të paktën deri sot.
Rezultatet reale të votimit, nuk kanë lënë hapësirë politike për forcat politike të qendrës. Ato deri tani, nuk kanë patur peshë reale politike që të diktojnë formulën, zgjidhjen politike të problemeve as në parlament, as në qeveri. Politika shqiptare e ka kristalizuar me kohë mungesën e kohezionit politik, midis partive politike parlamentare të qendrës dhe ka diktuar konceptin dominues dhe determinues për to: ose duhet të përfshihen në koalicione parlamentare dhe qeveritare me PS dhe PD, ose duhet të jenë të përjashtuara dhe pa rol të vërtetë në spektrin politik. Pozicioni i detyruar politik i forcave politike të qendrës së majtë dhe të djathtë ose i përfshirë, ose i përjashtuar, është një fatalitet i tyre, me kosto të madhe, e cila i ka bllokuar këto parti, prej një dekade e gjysmë në një cektine politike.
Arritjet politike të partive të spektrit të qendrës nuk kanë mundur ende të dalin në thellësinë e ujërave të politikës shqiptare e të drejtojnë anijen e tyre, në brigjet që ato dëshirojnë. Tentativat e sforcuara, të të gjitha partive të qendrës, për të kristalizuar identitet më të plotë politik, për të qënë faktor me influence në determinimin e formulave të zgjidhjes politike të problemeve, deri tani kanë dështuar.
Në këtë situatë, të forcave politike të qendrës, kanë ndikuar gjithashtu, përveç konceptit politik dikotomik të elektoratit, edhe lufta pa kompromis e dy dinosaurve të politikës shqiptare, që duan të notojnë në detin e politikës, pa patur shqetësimin e gjallesave më të vogla politike. E shumta, forcat e vogla politike të qendrës kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rolin e "shpendit simbiotik", që jeton në kurrizin e tyre dhe ushqehet vetëm në simbiozë me partitë e mëdha.
Deri tani, forcat politike të qendrës nuk kanë mundur të jenë faktor komplementar dhe aq më pak detyrues. Kjo situatë ka diktuar nevojën e lëvizjes dhe trajektores politike në përputhje me dëshirat momentale ose nevojat eventuale të partive të mëdha. Kësaj situate, megjithë përpjekjet e tyre, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë partitë e qendrës, të cilat përballë autoritetit politik e elektoral të kufizuar, në vend të konsolidimit të tyre, për të rritur peshën dhe influencën, kanë ecur në rrugën e përçarjes dhe të fraksionimit politik.
Kalorësit politik të partive të qendrës, janë bërë aq të shumtë sa që politika shqiptare nuk mund të sigurojë kuaj për të hipur ata. Lideromania e shumë njerëzve të partive politike të qendrës është bërë kanceri i tyre i brendshëm, që po i gërryen më tej. Ende disa parti të qendrës vazhdojnë të jenë të kërcënuara nga rreziku i ndonjë fragmentimi të ri politik. Kjo tendencë po e dobëson shumë qendrën e politikës shqiptare. Dhe, siç po duket, në këtë situatë politike, me luftën e brendshme që ato akoma po zhvillojnë (megjithëse zyrtarisht i kanë mbyllur hesapet) do të kenë rezultate elektorale jo të kënaqshme në 2005.
Ndërkaq, me autoritetin politik të partive politike të vogla, një rol jo pa rëndësi luan atraksioni, influenca, hesapet dhe llogaritë e partive të mëdha. Një pjesë e kësaj situate të partive politike të qendrës buron nga interferenca e fuqisë politike dhe e resurseve që realisht kanë dy partitë e mëdha, të cilat kanë kultivuar në jo pak njerëz, drejtues të partive të polit të qendrës, kompleksin e inferioritetit. Kjo situate e vështirë e partive politike të qendrës, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të treguar forcë, apo për të kërcënuar aleancat me partitë e mëdha, deri tani kanë qënë ose te pamundshme, ose afatshkurtëra. Kjo i ka detyruar ato, që të dëshmojnë një labilitet politik, që në disa raste ka cënuar autoritetin e tyre publik. Mbijetesa politike e tyre deri tani, është e lidhur me aftësinë manovruese për t’u integruar në aleanca e koalicione para, paszgjedhore, elektorale e qeveritare, duke siguruar kështu integrimin në qeverisjen politike të vendit.
Ndërkaq, partitë e shumta të qendrës, me orientim të majtë apo të djathtë nuk po mundin ende të krijojnë kohezion politik, jo vetëm si forca të qendrës në tërësi, por as në grupime më të vogla, në përputhje me orientimin e tyre (e majtë, e djathtë). Madje, kohët e fundit po shfaqin konflikt dhe rivalitet edhe brenda spektrit të tyre, në luftën për më shumë hapësirë në politike. Kjo situatë besoj, jo vetëm nuk do t’i shërbejë as forcimit të partive të vogla politike të qendrës në tërësi dhe as krijimit të një poli centrist të fortë, në spektrin e politikës shqiptare. Ekipi politik i drejtimit të partive të qendrës, është përgjegjës për situatën, e këtij poli të munguar në politikën shqiptare, që e ka ngecur në rërë.
Mungesa e konceptit të rolit të politikës së qendrës dhe nevoja e një poli të fuqishëm centrist, si amortizues real i politikës së polarizuar, rivaliteti, lufta për karrierë, mungesa e konsensusit real midis liderëve të tyre, qëndrimi herë pas here klientelist, kanë krijuar një mozaik të shpërbërë të politikës në qendër, duke e katandisur atë në nivele të ulëta të influencës politike. Në të njëjtën kohë, kjo politikë bipolare, tipike për realitetin tonë, me siguri në 2005 do të jetë akoma më evidente. Kjo situatë i ka bindur partitë e vogla të udhëhiqen nga parimi se është me mirë t’u bindesh realiteteve kur nuk i ndryshon dot ato.