Atentat kambistit, grabiten 8 milionë lekë

10/02/2005 Reshit Bejo, pronar i një "Uestern Union", shkëmbeu zjarr me hajdutët
Një kambist nga kryeqyteti ka rënë dje pre e një sulmi të armatosur nga 4 persona të maskuar. Rreth orës 07.00 të mëngjesit, Reshit Bejo u përball me automjetin BMV, nga ku nisën ta qëllonin me pistoletë. Grabitësit arritën t'i merrnin 8 milionë lekët që kishte me vete. Autovetura e grabistëve gjendet në Nikël të Krujës. Dyshohet se banda që qëlloi mbi kambistin ka vjedhur vitin e shkuar një prokuror.
Ngjarja
Teksa dilte nga dera e pallatit ku banonte, Reshit Bejos as që i shkonte ndërmend që mund të binte pre e ndonjë sulmi të armatosur. Një automjet BMV kaloi me shpejtësi pranë tij dhe prej andej dolën 3 persona të maskuar dhe me armë në duar. 35-vjeçari është shprehur për policinë kriminale të Komisariatit nr.2, se gjithçka ishte zhvilluar në pak sekonda. Pa i lënë mundësinë të kundërvepronte, të panjohurit i kishin marrë një sasi prej 8 milionë lekësh të reja dhe më pas e kishin hedhur shakull përdhe. Pa arritur të merrte veten mirë nga sulmi, nga makina ku tashmë kishin hipur të gjithë hajdutët, kishin nisur të vinin plumba në drejtim të Bejos. Burime nga Komisariati nr.2, bëjnë të ditur se pa e bërë të gjatë, ai kishte nxjerrë armën dhe mes dy palëve kishte patur sulm. Gjatë kësaj kohe, të alarmuar nga zhurma përreth, ishin mbledhur mjaft dëshmitarë okularë, të cilët rrekeshin të fshiheshin nga plumbat. Duke mos dashur të zbulohehsin, banditët e maskuar ia kishin mbathur nga vendi i ngjarjes, duke humbur në rrugën që del në afërsi të Laprakës. Të lajmëruar nga banorët përreth, policia mbërriti atje pak minuta më pas, për të kryer veprimet në vendngjarje. Në komisariat u shoqërua dhe viktima Reshit Bejo. Të njëjtat burime saktësojnë se, 35-vjeçari është pronar i një pike "Uestern Union" në qendër të Laprakës.
Hetimet
Ngjarja e mëngjesit të djeshëm ka qenë mjaft e komplikuar për policinë kriminale të Komisariatit nr.2. U desh ndihma e kolegëve nga komisariati i Krujës, që incidenti të zbardhej disi. Të njëjtat burime nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, saktësojnë se pak orë pas shkëmbimit të armëve dhe vjedhjes së kambistit te fusha e Aviacionit, në Nikël u gjet BMV-ja e braktisur nga banditët. Në fasadën e saj spikatnin gjurmët e plumbave të pistoletës së Reshit Bejos. Ka gjasa që hajdutët e armatosur ta kenë braktisur makinën për të shmangur dyshimet e policisë. Ata e kanë lënë atë në një vend të dukshëm dhe ka mundësi që të jenë larguar prej andej, duke përdorur mjetet e rastit. Sakaq, janë ngritur disa pista hetimesh për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor aludon për një sërë grabitjesh të kësaj natyre, që mbajnë firmën e banditëve të ngjarjes së djeshme. Ndonëse nuk dihen emra konkretë apo të dhëna të tjera që mund të krijojnë një dosje të plotë mbi ta, ka gjasa që një numër i madh personash të grabitur në këtë mënyrë të kenë rënë pre e këtyre vjedhësve të dhunshëm. Duke ballafaquar të dhënat mbi ngjarjet e mëparshme, ka lindur dyshimi se "miqtë" e Reshit Bejos të kenë bastisur një prokuror vitin që shkoi. Identiteti i hierarkut të akuzës si dhe detajet e tjera mbi incidentin në fjalë, rezervohen me fanatizëm nga policia. Por, gjithsesi pranohet se është ndjekur e njëjta procedurë për ta eliminuar fizikisht, duke qëlluar me armë dhe më pas për ta grabitur. Ditët në vijim do të sjellin të reja të tjera mbi ngjarjen e djeshme te fusha e Aviacionit.
Ende pa u zbuluar grabitësit e Barit
Kanë kaluar 9 ditë nga pusia që iu bë një kambisti në kryeqytet dhe policia nuk ka mundur ende të identifikojë, e aq më pak të vërë në pranga autorët e ngjarjes. Mbrëmja e datës 3 shkurt do të mbetet gjatë në mendjen e Novruz Barit, nga Kombinati i Tiranës. Kambisti 45-vjeçar u sulmua nga 3 persona të panjohur, të armatosur me thika të mprehta, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. U desh ndihma e banorëve të lagjes, që Bari të shpëtonte paq nga grabitja dhe lëndimi. Hajdutët e dhunshëm arritën të largoheshin pa u hyrë gjemb në këmbë. Megjithë gjurmimet e agjentëve në terren, policia kriminale e Komisariatit nr.2, nuk ka mundur ende të zbulojë autorët. Burime nga kjo strukturë e rendit shprehen se, të dhënat për grabitësit janë të pamjaftueshme për të hartuar identikite.
Xhevahir Malaj, kambisti i vrarë
Në datën 11.03.2002, rreth orës 11.00, sipas informacioneve të marra nga banorët e fshatit Tufinë të Tiranës, në afërsi të Repartit të Tankeve, që ndodhet në këtë fshat, në njërën prej tuneleve u gjet kufoma e shtetasit Xhevahir Sulo Malaj, 44 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në rrugën “Qemal Stafa” Tiranë, me profesion kambist, i humbur prej datës 4 mars 2002. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë, ku si pasojë i është shkaktuar vdekje e menjëhershme. Gjithashtu nga kqyrja u vunë re mungesa të indeve në pjesën e gjoksit dhe në krahun e majtë, si pasojë e faktorëve të jashtëm. Në vendngjarje, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale sende personale të viktimës si bllok shënimesh, makinë llogaritese dhe sende të tjera me interes hetimi. Vlera monetare prej 4 milionë lekë, të cilën shtetasi i lartpërmendur ka patur ditën e zhdukjes, nuk i është gjetur me vete.