Shiti viçin dhe vajzën në Sukth për 1.2 milionë lireta
10/02/2005 E dëmtuara paraqitet për të dëshmuar në gjykatë ndaj tutorëve
TIRANË – Miranada Haratçiu nuk u shfrytëzua si prostitutë vetëm nga dhëndri fals, me emrin Hamza Karoshi nga Dibra dhe bashkëpunëtori i tij, Bujar Sfinjari. Një tjetër emër ka dalë dje gjatë deklarimeve të të pandehurve para gjykatës. Pasi Karoshi mashtroi familjen e varfër të vajzës, duke i shitur viçin, shpërngulet në Kodër-Kamëz. Qëndron për gjashtë muaj në një dhomë me vajzën e grabitur të familjes Haratçiu dhe e shfrytëzonte si prostitutë. Por kjo nuk mjaftonte.
Tutorët
Hamzai nuk kishte si qëllim të merrej me vajzën gjatë gjithë kohës, pasi në shtëpi e priste familja, gruaja dhe fëmijët. Ai vendos ta shesë vajzën e grabitur. Gjen blerësin e parë dhe ia jep atij për një pagë shumë të ulët. Ndërsa viçin e shtëpisë e shiti për 300 mijë lekë të vjetra, Mirandën, Hamza Karoshi e shiti në fshatin Sukth të Durrësit për 1 milion e 200 mijë lireta. Blerësi këtë radhë është Kujtim Rama. Emri i Kujtim Ramës deri tani nuk kishte dalë në skenë. Megjithëse vajza qëndroi disa kohë me të në Sukth, ishte e destinuar të nisej drejt brigjeve italiane. Ajo u nis drejt Italisë një ditë të bukur të verës së tre viteve më parë. Kujtim Rama e shet përsëri "mallin" e tij. Por çmimi këtë radhë nuk dihet saktë, sepse edhe vetë të pandehurit janë shprehur se e kanë marrë përsipër kalimin për në Itali të vajzës me pëlqimin e saj.
Akuza
Prokuroria shprehet se e dëmtuara ka dhënë shpjegime të plota me mbërritjen në kufi. Ai që e ka ndihmuar për të kaluar kufirin drejt Italisë, është i pandehuri Bujar Sfinjari. Sipas deklarimeve të vetë të pandehurit për të ikur me skaf, Sfinjari ka paguar 1 milion e 600 mijë lireta. Mbërrijnë në Itali dhe të dy së bashku qëndrojnë në të njëjtën banesë. Gjashtë muaj është shfrytëzuar e dëmtuara Miranda Haratçiu nga Sfinjari në Itali. Të gjitha fitimet shkonin në duart e tij, ndërkohë që para gjykatës, i pandehuri ankohej se vajza nuk i kishte kthyer ende paratë e skafit. Miranda, përveçse ka dhënë dëshminë e saj para një trupi gjykues dhe prova është siguruar, do të paraqitet në seancën e radhës. Së bashku me prindërit e varfër, ajo është betuar se nuk do t'ia falë kurrë Hamza Karoshit shkatërrimin e familjes dhe të jetës së saj.