E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndalim kalimi pranë stadiumit

10/02/2005  Takimi sportiv mes Shqipërisë dhe Ukrainës detyron Drejtorinë e Policisë së Tiranës të marrë të gjitha masat e nevojshme organizative, për sigurimin e plotë të rendit dhe të qetësisë si para, gjatë e pas përfundimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, nuk u lejua parkimi i automjeteve në sheshin “Nënë Tereza”, “Italia”, rrugët përreth stadiumit, rruga “Lek Dukagjini” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nga ora 16.00 e deri në përfundim të ndeshjes, u ndalua qarkullimi i mjeteve në zonën përreth stadiumit. Kufizime të qarkullimit rrugor, sipas prurjeve të qytetarëve, pati dhe në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›