Atentat ndaj Mourinhos, plagoset truproja

Njëri prej truprojave të trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho ishte therur në aeroportin Alvedro në La Coruna, javën e kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur radiostacioni Cadena Ser. Përgjegjësi i sigurisë së strategut portugez është qëlluar me një armë të mprehtë duke i shkaktuar një plagë në dorë prej katër centimetrave.
Caku besohej se ishte Mourinho. Incidenti ndodhi të premten e kaluar, kur Reali zbriti në La Coruna.
Në pritje u kishin dalë shumë tifozë. Mourinho u ndal për të nënshkruar disa autografe dhe truproja ishte afër tij.
Kamerat e aeroportit i kanë ndihmuar policisë të identifikojë përgjegjësin. Klubi ka vendosur të mos e bëjë publik lajmin për të përhapur panik, por ka përforcuar masat e sigurisë për të mbrojtur ekipin dhe trajnerin.